Në Berlin çaktivizohet një bombë prej 500 kilogramë nga Lufta e Dytë Botërore, evakuohen 15.000 njerëz
- Një bombë e rëndë 500 kilogramë nga Lufta e Dytë Botërore, e zbuluar në pjesën lindore të Berlinit, është çaktivizuar sonte pasi u evakuuan 15 mijë njerëz nga 27 blloqe banimi, njoftoi policia.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 20:53, 13 korrik, 2023

Berlin, 13 korrik 2023 (MIA) - Një bombë e rëndë 500 kilogramë nga Lufta e Dytë Botërore, e zbuluar në pjesën lindore të Berlinit, është çaktivizuar sonte pasi u evakuuan 15 mijë njerëz nga 27 blloqe banimi, njoftoi policia.
Evakuimi përfshiu zhvendosjen e qiramarrësve nga tre qendra të kujdesit ditor, tre shkolla, qëndrimit ditor pas shkolle dhe dyqanet, raportoi DPA.
Policia njoftoi në Tuiter se bomba është çaktivizuar.
Punëtorët e zbuluan bombën nga Lufta e Dytë Botërore në një fushë tenisi të martën. Në evakuim kanë marrë pjesë rreth 350 policë. ar/
Foto: Arkivi i MIA-s