• e diel, 22 dhjetor 2024

Në Belgjikë janë arrestuar katër persona të dyshuar për planifikimin e një sulmi terrorist

Në Belgjikë janë arrestuar  katër persona të dyshuar për planifikimin e një sulmi terrorist

Bruksel, 3 mars 2024 (MIA)   - Policia belge mëngjesin e sotëm ka kryer bastisje në lokacione në katër qytete në Belgjikë  dhe ka arrestuar katër persona, mes të cilëve tre të mitur, të dyshuar se kanë lidhje me organizata ekstremiste islamike dhe planifikojnë sulm terrorist.

Siç raporton televizioni shtetëror belg RTBF, gjatë bastisjeve, të kryera në lokacione lokacione në qytetet e Brukselit, Ninove, Sharloa dhe Liezh, janë gjetur armë apo eksploziv. 

 Televizioni thekson se "operacioni anti-terrorist" është zbatuar mbi bazë të një hetimi me të cilin janë përfshirë persona të cilët konsiderohen për "potencialisht të dhunshëm" dhe që janë të lidhur me grupe ekstremiste.

Zëdhënësi i Prokurorisë Publike Federale të Belgjikës, Erik Van Der Sipt, në një deklaratë për botimin në internet HLN, theksoi se nga hetimet rezultoi se të arrestuarit po planifikonin të kryejnë një sulm terrorist. 

"Planet nuk janë ende shumë konkrete, por megjithatë janë ende mjaft serioze për t'i arrestuar dhe marrë në pyetje", shtoi Van Der Sipt. 

 Siç njofton korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, marrja në pyetje e të arrestuarve nga ana e policisë është në vazhdim e sipër, pas së cilës gjykatësi hetues gjatë ditës ose më së voni nesër do të marrë vendim për procedurat e mundshme të mëtutjeshme kundër tyre.

Përndryshe, tre të miturit e arrestuar janë nga qytetet Ninove, Bruksel dhe Sharloai, ndërsa i personi i rritur nga Liezhi. 

 Gjatë një sulmi të armatosur nga ana e emigranti tunizian në Bruksel vitin e kaluar në tetor u vranë dy tifozë suedezë të futbollit.  

Shërbimet belge të sigurisë kanë qenë në gatishmëri të shtuar që nga sulmet terroriste në aeroportin ndërkombëtar belg Zaventem dhe në stacionin e metrosë Malbek në qendër të Brukselit  në vitin 2016, ku humbën jetën 32 persona. 

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR