• e hënë, 23 dhjetor 2024

Në BeH u arrestuan tre persona të cilët kërkuan para për informacione për vajzën e zhdukur në Serbi

Në BeH u arrestuan tre persona të cilët kërkuan para për informacione për vajzën e zhdukur në Serbi

Sarajevë, 29 mars 2024 (MIA) - Drejtoria federale e policisë në Bosnjë e Hercegovinë në bazë të informacioneve nga Ministria e Punëve të Brendshme të Republikës së Serbisë arrestoi tre persona të cilët dyshohen se përmes rrjetit social "TikTok" kanë publikuar se janë të lidhur me zhdukjen e vajzës Danka Iliq, konfirmoi MPB-ja serbe.

Pjesëtarët e Shërbimit për luftë kundër krimit të lartë teknologjik e identifikuan adresën IP të shfrytëzuesit në territorin e Bosnjë e Hercegovinës i cili drejtpërdrejtë në "TikTok" ka deklaruar se vajza e zhdukur Danka Iliq është në bodrumin e tij.

Në bazë të atyre informatave, Drejtoria Federale e Policisë së Bosnjë e Hercegovinës i ka arrestuar B.T., Z.T., dhe M.T., ka kryer bastisje dhe ka konfirmuar se informacionet që i ka dhënë i dyshuari janë të rreme.

Drejtoria Federale e Policisë së BeH-së, sipas ligjit, do ta nxjerrë të dyshuarin te prokurori kompetent për veprime të mëtejshme.

Portali i Sarajevës "Avaz" mbrëmë publikoi se hetuesit e Departamentit për Krim Kompjuterik të Zyrës Federale për Polici Kriminalistike, sipas adresës IP kanë gjetur persona të cilët pretendonin se kanë informata për zhdukjen e Dankës së vogël, dhe të cilët kanë kërkuar 50.000 pulla të konvertueshme (rreth 25.000 euro) për zbulimin e atij informacioni.

Hetimi për dy vjeçaren Danka Iliq, e cila u zhduk në Banjsko pole në Bor, zgjatë deri të martën. Gjatë natës policia ka qëndruar me kujdestari në shtëpinë ku u zhduk vajza. Gjatë ditës së djeshme me ekskavator është pastruar toka rreth shtëpisë në Banjsko pole, prej ku vajza humbi çdo gjurmë. Qëllimi i gjestit të tillë, siç njofoti korrespondenti i RTS-së, është të kontrollohet nëse ka dëshmi nën degët që do të ndihmonin në hetim.

Në hetimin për vajzën marrin pjesë qindra pjesëtarë të policisë, xhandarmëria, GSS, gjahtarë. Ishin sistemuar edhe dronë, me kamera termale, ndërsa një njësi helikopterësh fluturon mbi terren.

 Edhe pse policia të mërkurën njoftoi se hetimi në terren ndërpritet, sepse çdo gjë tregon se vajza nuk është në zonën nga e cila është zhdukur, forcat policore dhe ekipet e shpëtimit ende janë në terren. Njëherit, policia informon se në vijim është puna operative intensive. sa/

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR