• e martë, 26 nëntor 2024

Në BE mbi 134 raste të salmonelës, me siguri të lidhura me mishin e pulës nga Polonia

Në BE mbi 134 raste të salmonelës, me siguri të lidhura me mishin e pulës nga Polonia

Stokholm, 30 gusht 2023 (MIA) - Autoritetet evropiane të shëndetësisë kanë regjistruar të paktën 134 raste të salmonelës, për të cilën besohet se janë të lidhura me mish të kontaminuar pule, njofton DPA.

Qendra evropiane për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve në Stokholm, njoftoi se raste të salmonelës janë zbuluar në 10 vende të BE-së dhe Norvegji. Një person humbi jetën nga pasojat e salmonelës në Austri. Shumica e rasteve janë regjistruar midis janarit dhe gushtit të vitit 2023.

Intervistat me pacientë në Austri dhe Danimarkë sugjerojnë se infeksionet e salmonelës me siguri janë të lidhura me konsumin e pulës.

Para dy javëve, autoritetet shëndetësore austriake shprehën shqetësimin për lidhjen e mundshme midis sëmundjeve të salmonelës dhe mishit të pulës me origjinë nga Polonia. Sipas DPA-së, pothuajse të gjithë ata që janë sëmurë në Austri, më parë kanë ngrënë mish pule. Hetimet e mëtejshme zbuluan se të gjitha restorantet e prekura përdornin mish pule, të importuar nga Polonia. qa/bsh/

Foto: piksabej

QËNDRONI TË LIDHUR