• e premte, 05 dhjetor 2025

Në bazën ajrore amerikane Ain al-Asad në Irak aktivizohet sistemi për mbrojtje ajrore

Në bazën ajrore amerikane Ain al-Asad në Irak aktivizohet sistemi për mbrojtje ajrore

Bagdad, 23 qershor 2025 (MIA) - Në bazën ajrore amerikaner Ain al-Asad në Irak u aktivizua sistemi për mbrojtje ajrore për shkak të frikës nga ndonjë sulm potencial, deklaruan sot burimet ushtarake, ndërsa personeli në bazë ishte urdhëruar të strehohet, raportuan mediat britanike.

Shtëpia e Bardhë dhe Ministria e Mbrojtjes me kujdes ndjekin kërcënimet potenciale ndaj bazës ajrore Al Udeid në Katar, një objekt amerikan, tha sot një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë.

"Shtëpia e Bardhë dhe Ministria e Mbrojtjes janë të vetëdijshme dhe me kujdes ndjekin kërcënimet potenciale ndaj bazës së aviacionit Al Udeid në Katar", tha zyrtari.

Irani ka kërcënuar se do të hakmerret ndaj SHBA-së pas një sulmi në objektet e tij bërthamore. Disa vende më herët sot paralajmëruan qytetarët e tyre në Katar që të marrin masa paraprake për sigurinë e tyre. sa/

foto: X

QËNDRONI TË LIDHUR