• e enjte, 26 dhjetor 2024

Në Bashkimin Evropian 22.9 për qind e kompanive shfrytëzojnë shitjet onlajn

Në Bashkimin Evropian 22.9 për qind e kompanive shfrytëzojnë shitjet onlajn

Bruksel, 26 shkurt 2024 (MIA) - Në Bashkimin Evropian në vitin 2022, rreth 22.9 për qind nga kompanitë kanë shfrytëzuar shitjet onlajn që është për 6.5 për qind më shumë nga viti 2012, publikoi sot Eruostati në faqen e tij.

Pjesa më e madhe nga kompanitë të cilët shfrytëzojnë shitjet onlajn janë regjistruar në Lituani 38.9 për qind, Suedi 38.1 për qind dhe Danimarkë 36.7 për qind.

Në anën tjetër e shkallës është Rumania me pjesëmarrje prej 12.9 për qind, Luksemburgu 13.4 për qind dhe Bullgaria me 15.1 për qind.

Një pjesë e kompanive të cilët shesin onlajn ndryshojnë ndjeshëm në varësi të madhësisë së kompanisë.

Në vitin 2022, 45.9 për qind prej kompanive të mëdha kanë kryer shitje onlajn përkundër 30.2 për qind të firmave të mesme. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR