• e mërkurë, 20 nëntor 2024

Në "barometrin" e Transparensi Interneshënall-Maqedoni për muajin korrik, më shumë raste "të turbullta" sesa "të qarta"

Në

 Shkup, 5 gusht 2024 (MIA) - Në "Barometrin" e korrupsionit për muajin korrik të Transparensi Interneshënall-Maqedoni, është mbajtur aktiviteti për monitorimin e rasteve dhe veprimeve lidhur me sjelljet korruptive dhe luftën kundër korrupsionit, i quajtur "Turbullt-Qartë" janë regjistruar më shumë raste "të turbullta" sesa "të qarta".

Rastet e “qarta” përfshijnë kallëzimet penale kundër pesë personave për “keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar” dhe ndaj dy personave për “punë të pakujdesshme në shërbim” – Njësiti për korrupsion në Departamentin për Hetime Kriminale pranë Departamentit për Zbulimin e Krimit të  Organizuar dhe Krimet e Rënda, në bashkëpunim me Departamentin e Policisë Kriminale me datë 05.07.2024 kanë bërë kallëzim penal kundër: D.D.(55), M.G.(32), M.M.(64), K.V. (58) dhe A.D.(29), të gjithë nga Shkupi, për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprave penale “keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar”, si dhe Z.I (60) dhe B.B.(51). të dy nga Shkupi, për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “punë të pakujdesshme në shërbim".

Në këto raste është ngritur kallëzim penal edhe ndaj drejtoreshës së një konvikti shtetëror studentor në Manastir, e cila ka keqpërdorur detyrën dhe ka dëmtuar Buxhetin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës - SPB Manastir, ka bërë kallëzim penal kundër 57-vjeçares  E.S. nga Manastiri, për shkak të dyshimit bazë për kryerjen e katër veprave penale "shpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar", "punë nga pakujdesia në shërbim", "falsifikim dokumentesh" dhe "përdorim i dokumentit me përmbajtje të rreme", të gjitha nga Kodi Penal, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme.

"Për të mos i shkruar dënim, i kanë kërkuar që t'i qerasë, policët janë filmuar duke marrë ryshfet - Kundër tre policëve të stacionit policor janë ngritur kallëzime penale për marrje ryshfeti, njoftoi MPB. Ata dyshohen se me datë 04.07.2024 rreth orës 23:00 në rrugën “Dame Gruev” në Shkup, gjatë kryerjes së detyrave zyrtare, kanë kërkuar dhe kanë marrë dhuratë për vete për të mos kryer vepër zyrtare, gjegjësisht për të mos konstatuar kundërvajtje në komunikacion dhe kështu e cenuan reputacionin e Ministrisë së Punëve të Brendshme", citojnë nga Transparensi-Interneshënall Maqedoni për ngjarjet e "qarta".

Ndër ngjarjet e “turbullta” është hetimi nga Prokuroria ndaj dy kandidatëve nga Akademia e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve Publikë – Dosje për një ish kandidat dhe një aktual të Akademisë për Gjykatës dhe Prokurorë Publikë "Pavel Shatev" janë ndër gjërat e sekuestruara gjatë bastisjes së kryer në këtë institucion. Rasti është hapur “falë” të dhënave që prokuroria i ka marrë nga telefoni i gjykatësit suprem të dyshuar Naqe Georgiev, ndaj të cilit tashmë po zhvillohet rasti për veprën penale “marrje e shpërblimit për ndikim të kundërligjshëm”

"Ekziston rrezik i lartë i korrupsionit në shumë fusha në Maqedoninë e Veriut, thuhet në raportin e ri të KE-së - Pavarësia e gjyqësorit dhe kapaciteti institucional për ta mbrojtur atë nga ndikimi mbeten shqetësim serioz, theksohet në raportin e Komisionit Evropian për sundimin e ligjit në Maqedoninë e Veriut për vitin 2024. Niveli i perceptimit për pavarësinë e gjyqësorit është shumë i ulët pavarësisht reformave në gjyqësor dhe strategjisë së re, e cila synon të përmirësojë pavarësinë, efikasitetin dhe profesionalizmin e gjyqësorit. Aty thuhet se është krijuar një strategji kombëtare gjithëpërfshirëse kundër korrupsionit, por se zbatimi i saj ka ngecur. Rreziku i lartë i korrupsionit mbetet i përhapur në shumë fusha", theksojnë nga Transparensi Interneshënall-Maqedoni.

Si një ngjarje e “turbullt” është regjistruar edhe rasti i gjashtë anëtarëve të përbërjes së re parlamentare që nuk kanë dorëzuar deklaratën e gjendjes pronësore në Komisionin Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, për të cilën, siç tha kryetarja e KSHPK-së, Tatjana Dimitrovska, kundër tyre është iniciuar procedurë për kundërvajtje.

"Barometri" i referohet edhe një zëvendësministri në qeverinë teknike, i cili ka marrë 189 vendime të kontestuara për sistemimin e punonjësve, të cilat dyshohet se kanë shkelur dispozitat ligjore. - Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit planifikon të nisë procedurë ligjor ndaj ish-zyrtarit. Zëvendësministri i theksuar është Nazim Bushi, sipas Dimitrovskës, Bushi nga 31 maji deri më 23 qershor 2024 ka marrë 98 vendime për vendime horizontale, 68 për avancim dhe 23 vendime që kanë rezultuar me ulje të pagave bazë për punëtorët. Kjo periudhë u shënua me zgjedhjen e një qeverie të re", thuhet në kumtesë.

"Revizorët përpilojnë raporte, prokurorët hapin çështje” titullohet rasti tjetër “i turbullt” për muajin korrik.

"Nga 40 rastet që kanë të bëjnë me raportet e revizionit, për të cilat ESHR-ja ka kërkuar informacion nga Prokuroria më pak se dy muaj më parë, “Onkologjia” është e vetmja që është në fazën e hetimit, disa janë mbyllur për shkak se nuk ka pasur ndjekja penale, dhe në shumicën e rasteve kontrollet janë ende në vazhdim. Në pritje të një epilogu, Prokuroria pretendon se po shqyrton të gjitha raportet e revizorëve. Ndërmarrja Publike "Hekurudha - Infrastruktura" Ndërmarrja Publike për rrugë shtetërore, si dhe Ndërmarrja Publike për mirëmbajtjen e rrugëve magjistrale dhe rajonale, e njohur si "Rrugët e Maqedonisë", në këtë periudhë janë cak i kontrollit nga prokurorët e Shkupit. Këto tre institucione në periudhën e fundit ishin përfshirë në raportet e Entit Shtetëror për Revizion", sqarojnë nga Transparensi Interneshënall Maqedoni. sa/

Foto: Transparensi Interneshënall - Maqedoni

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR