• e martë, 26 nëntor 2024

Në Bërvenicë është qëlluar në një gëzim familjar, predha ka përfunduar tek fqinjët, një i arrestuar

Në Bërvenicë është qëlluar në një gëzim familjar, predha ka përfunduar tek fqinjët, një i arrestuar

Tetovë, 25 janar 2024 (MIA) - Nëpunës policorë të SPB Tetovë, dje mbrëmë në ora 22 e 25 minuta në fshatin Bërvenicë të Tetovës e kanë privuar nga liria një 43 vjeçar nga ky fshat për shkak se në gëzimin e tij familjar rreth orës 21 e 15 minuta është qëlluar me armë zjarri, me ç'rast një predhë qorre ka përfunduar në shtëpinë e një 81 vjeçari S.T. dhe ka shkaktuar dëme në një pjesë të objektit. 

Nuk ka persona të lënduar, është kryer ekspertizë, ndërsa 43 vjeçari është shoqëruar në Stacionin e policisë Tetovë për zbardhje të plotë dhe dokumentim të rastit. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR