• e hënë, 23 dhjetor 2024

Në Austri u rrëzua një aeroplan i vogël i cili ishte nisur nga Zagrebi, katër persona humbën jetën

Në Austri u rrëzua një aeroplan i vogël i cili ishte nisur nga Zagrebi, katër persona humbën jetën

Vjenë, 3 nëntor 2023 (MIA) - Katër persona humbën jetën kur një aeroplan sportiv u rrëzua dje pasdite në Lungau në Austrinë qendrore, njoftoi sot policia austriake, duke shtuar se aeroplani kishte fluturuar nga Zagrebi për në Salzburg, transmeton APA.

Aeroplani Cirrus SR-20 kishte fluturuar nga kryeqyteti i Kroacisë pak pas orës 14, ndërsa destinacioni i aeroportit ishte Salzburgu. Rreth orës 15:45 aeroplani u rrëzua në një pyll në teren të pakapshëm të Pasegenit qafë malore në komunën Shën - Andre - im-Lungau.

Shërbimet për raste urgjente kanë arritur të mbërrijnë te mbetjet nga aeroplani kur udhëtarët tashmë ishin të vdekur. Sipas policisë, viktimat ende nuk janë identifikuar. 

Nuk dihet as shkaku për aksidentin. Zyra shtetërore e policisë kriminalistike në Salzburg e ndërmori hetimin dhe thirri një ekspert për aksidente ajrore. Avokati shtetëror ka urdhëruar konfiskimin e mbetjeve nga aeroplani dhe autopsi, informon APA.

Sipas "Kronencajtung", një dëshmitar i rastit e ka dëgjuar sulmin dhe i ka alarmuar shërbimet shpëtuese. Siç transmeton "ORF Salzburg", moti në Lungau në momentin e aksidentit konsiderohej si i vështirë për fluturime vizuale - për shkak të vranësirave pjesërisht të dendura dhe turbulencat e erës. Në mënyrë shtesë, bëhet e ditur se aeroplani ishte i pajisur standard me parashutë për raste urgjente, i cili aktivizohet me ndihmën e mbushësit eksploziv. Megjithatë, sistemi për shpëtim dukshëm nuk ishte aktivizuar, transmeton APA. fc/

 

QËNDRONI TË LIDHUR