• e hënë, 23 dhjetor 2024

Në Argjentinë mbahet marsh në kujtim të viktimave të diktaturës

Në Argjentinë mbahet marsh në kujtim të viktimave të diktaturës

Buenos Aires, 25 mars 2024 (MIA) - Disa dhjetëra mijëra argjentinas u mblodhën dje në Ditën e përkujtimit të viktimave të diktaturës (1976-83) me një porosi "kurrë më" dhe kundër autoriteteve aktuale që kundërshtojnë numrin e viktimave dhe ngjarjet që çuan deri në atë kohë.

Qendra e Buenos Airesit ishte i mbushur me qytetarë, si dhe disa rrugë që të çojnë në Plasa de Majo, një nga vendet më të njohura të grumbullimit të viteve të fundit për Ditën tradicionale të përkujtimit e cila festohet më 24 Mars.

U përkujtua kujtimi i ardhjes në pushtet të juntës ushtarake në vitin 1976, ku humbën jetën dhe u zhdukën 30.000 persona, sipas raportit të organizatave të të drejtave të njeriut. 

Ky vlerësim është kontestuar gjithnjë e më hapur nga dega ekzekutive e presidentit të krahut të djathtë Havier Milei i cili përmend një shifër prej më pak se 9.000 njerëz.

Në tubim u mbajtën pankarta me mbishkrimin “Vërtet 30.000!”. dhe “Po kujtimit, jo frikës!”, si dhe portrete të viktimave. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR