• e premte, 21 shkurt 2025

Në Aeroportin ndërkombëtar Shkup arriti çarter fluturimi i parë i "Fribird erlajns" me 180 turistë gjermanë

Në Aeroportin ndërkombëtar Shkup arriti çarter fluturimi i parë i

Shkup, 16 shkurt 2025 (MIA) - Zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski, ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Ljutkov, menaxhmenti i TAV-së dhe drejtori i operatorit turistik gjerman RSD Reisen, Horst Zhivkovic, sot në Aeroportin ndërkombëtar të Shkupit mirëpritën fluturimin e parë çarter të linjës ajrore "Fribird erlajns", i cili solli grupin e parë prej 180 turistësh gjermanë. Me këtë u shënua fillimi i këtyre fluturimeve çarter, që do të arrijnë në Aeroportin e Shkupit çdo ditë, duke filluar nga sot e deri në fillim të qershorit, e më pas nga tetori deri në mes të dhjetorit. Këto fluturime të organizuara pritet të sjellin në vend 35 mijë turistë.

Ministri i Transportit, Nikolloski theksoi se kjo është një ditë për t'u kujtuar, sepse, siç tha ai, Maqedonia sheh një numër të madh të turistëve jashtë sezonit kryesor.

"Ajo që është më e rëndësishme të thuhet është se me përpjekjet e përbashkëta të Qeverisë, tur-operatorëve turistikë, me përpjekjet dhe mbështetjen e përbashkët të TAV Maqedoni dhe aeroportit të Shkupit dhe Ohrit, po arrijmë të tërheqim turistë që vijnë jashtë sezonit kryesor të verës dhe dimrit. Në periudhën shkurt-maj dhe periudhën tetor-dhjetor, vetëm këtë vit në Maqedoni do të vijnë 35.000 turistë", tha Nikolloski.

Shprehu pritje që ky numër të rritet në vitet e ardhshme, dhe, siç tha ai, kjo do të thotë 35 mijë turistë që do të mbushin hotelet, të cilët do të vizitojnë kafenetë dhe restorantet e bukura, të cilët do të blejnë suvenire të bukura nga Maqedonia dhe në këtë mënyrë të kontribuojnë në ekonominë vendase.

Ministri Ljutkov shfaqi shpresë se në të ardhmen do të jemi nikoqirë të mirë me një kapacitet të tillë dhe se hotelierët do të kenë mundësi të përmirësojnë kapacitetet e tyre në të ardhmen, me çka do të kenë edhe numër më të madh të turistëve dhe një numër më të madh të kapaciteteve akomoduese.

Drejtori kryesor ekzekutiv i operatorit turistik gjerman RSD Reisen, Horst Zhivkovic, tha se klientët e tyre mezi presin të vizitojnë vendin tonë dhe se planifikojnë të sjellin 35.000 mysafirë deri në fund të sezonit.

"Deri tani kemi aranzhuar fluturime për 25.000 udhëtarë, që kanë rezervuar këto turne nga Gjermania, Austria, Franca dhe Britania e Madhe dhe deri në fund të sezonit presim të sjellim 35.000 mysafirë. Jam i bindur se mysafirët do të shijojnë vendin tuaj të bukur, historinë e tij dhe mirëpritjen e ngrohtë të njerëzve që jetojnë këtu. Më pëlqeu vërtet vizita në Maqedoninë e Veriut”, tha Zhivkovic.

Авиокомпанијата ангажирана од македонски и германски тур-оператори во соработка со македонската Влада, ќе лета до скопскиот аеродром секој ден од февруари до јуни, и од октомври до декември.

Aviokompania e angazhuar nga tur-operatorët turistikë nga MAqedonia dhe Gjermania, në bashkëpunim me Qeverinë e Maqedonisë, do të fluturojë për në Aeroportin e Shkupit çdo ditë nga shkurti deri në qershor dhe nga tetori në dhjetor. Ky program i turizmit pritet të sjellë gjithsej 35 mijë turistë evropianë nga Gjermania, Franca dhe Britania e Madhe.

Qytetet evropiane nga të cilat "Fribird erlajns" do të niset dhe do të ulet në Aeroportin e Shkupit janë - Hamburg, Hanover, Mynih, Shtutgart, Berlin, Lajpcig, Dyzeldorf dhe Frankfurt (Gjermani), Mançester, Londër - Getuik (Britania e Madhe) dhe Parisi, Lioni dhe Marseja (Francë). bsh/

Foto dhe video: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR