Në aeroportin në Tiranë janë arrestuar 16 policë, lejonin kalim të jashtëligjshëm në kufi
- - Në aeroportin ndërkombëtar në Tiranë janë arrestuar gjashtëmbëdhjetë pjesëtarë të policisë kufitare, të dyshuar se janë të përfshirë në një skemë korrupsioni për kalim të jashtëligjshëm të personave drejt vendeve të Bashkimit Evropian, njoftuan mediat shqiptare.
- Post By Fitore Curri
- 20:30, 4 qershor, 2024
Tiranë, 4 qershor 2024 (MIA) - Në aeroportin ndërkombëtar në Tiranë janë arrestuar gjashtëmbëdhjetë pjesëtarë të policisë kufitare, të dyshuar se janë të përfshirë në një skemë korrupsioni për kalim të jashtëligjshëm të personave drejt vendeve të Bashkimit Evropian, njoftuan mediat shqiptare.
Sipas kumtesës së Prokurorisë së Tiranës, nëpunësit e policisë në bashkëpunim me pronarin e një agjencie turistike kanë siguruar mundësi për kalim të paktën 200 shtetasve shqiptarë të dëbuar nga vende të ndryshme të Bashkimit Evropian.
Ata dyshohen për "shpërdorim detyre" dhe "korrupsion pasiv" ndërsa për "shërbimin" kanë paguar nga 500 euro.
Pronari i agjencisë që ka bashkëpunuar, u ndalua pak ditë më parë, pasi u kap me lëndë narkotike. Kjo veprimtari e paligjshme, sipas Prokurorisë në Tiranë, zgjati rreth një vit - nga muaji mars i vitit 2023 deri në mars të këtij viti. fc/
Fotografia: MIA