Në adresat elektronike të 14 profesorëve ka pasur njoftim për bombë në një shkollë të mesme të Shkupit
- - Në adresat private elektronike të 14 profesorëve sot pasdite është dërguar kërcënim për mjete shpërthyese në një shkollë të mesme të Shkupit, informojnë për MIA-n nga MPB-ja.
- Post By Fitore Curri
- 15:58, 14 shkurt, 2023

Shkup, 14 shkurt 2023 (MIA) - Në adresat private elektronike të 14 profesorëve sot pasdite është dërguar kërcënim për mjete shpërthyese në një shkollë të mesme të Shkupit, informojnë për MIA-n nga MPB-ja.
Menjëherë pasi është pranuar njoftimi, shtojnë, nga nëpunësit e policisë janë marrë masa për evakuim të sigurt të objektit, po vijojnë kontrollet antiterroriste dhe po merren masa për zbardhjen e rastit. fc/