Në 24 orët e kaluara janë prodhuar 9.978 megavat orë energji elektrike
- SHA EMV dje i prodhoi 9.978 megavat orë energji elektrike, me çka me energjinë e prodhuar vetë plotësoi nevojat e amvisërive dhe konsumatorëve të vegjël, si dhe nevojat për furnizime shtesë për shkolla, industrinë ushqimore dhe subjekte të tjera jetike shtetërore, kumtuan sot nga shërbimi për shtyp i Qeverisë.

Shkup, 14 prill 2023 (MIA) - SHA EMV dje i prodhoi 9.978 megavat orë energji elektrike, me çka me energjinë e prodhuar vetë plotësoi nevojat e amvisërive dhe konsumatorëve të vegjël, si dhe nevojat për furnizime shtesë për shkolla, industrinë ushqimore dhe subjekte të tjera jetike shtetërore, kumtuan sot nga shërbimi për shtyp i Qeverisë.
Në termoelektranat janë prodhuar 8.255 megavat orë, ndërsa në hidroelektranat dhe në Parkun e Erës Bogdanci janë prodhuar 1.723 megavat orë energji elektrike.
"Në 24 orët e kaluara përmes EMV Shitje janë furnizuar 3.360 megavat orë energji elektrike", qëndron në kumtesë dhe shtohet se të dhënat janë ndërmarrë nga Raporti i SHA EMV për 13.04.2023.
Foto: Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut