• e premte, 05 dhjetor 2025

Në 24 orët e fundit 25 zjarre, nën kontroll zjarret në Trubarevë dhe Drislla

Në 24 orët e fundit 25 zjarre, nën kontroll zjarret në Trubarevë dhe Drislla

Shkup, 18 shtator 2025 (MIA) - Nën kontroll janë ende zjarret pranë fshatit Trubarevë dhe deponisë Drislla, kumtoi mëngjesin e sotëm Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK).

Sipas QMK-së, në territorin e vendit në 24 orët e fundit ka pasur gjithsej 25 zjarre në hapësirë të hapur nga të cilat tre janë aktive, ndërsa dy janë nën kontroll.

Aktive janë zjarret në fshatin Viniçe në komunën e Gazi Babës, në fshatin Petrovo në malin Kozhuf dhe fshatin Vrzhallë të komunës së Zelenikovës.

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR