• e martë, 24 dhjetor 2024

Në "Tabanoc" për hyrje pritet dy orë e gjysmë, ndërsa për dalje 30 minuta

Në
Shkup, 23 korrik 2022 (MIA) - Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pandërprerë me intensitet të rritur. Në VK “Tabanoc” për hyrje pritet rreth dy orë e gjysmë, ndërsa për dalje pritet rreth 30 minuta. Në vendkalimet e tjera kufitare, nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti. Nga LAMM rekomandojnë shpejtësi të përshtatur të qarkullimit, respektim të sinjalizimit rrugor qarkullim të kujdesshëm, posaçërisht në rrugët nëpër lugina dhe gryka malore. Kjo posaçërisht ka të bëjë me pjesët  Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR