• e diel, 13 prill 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Myslimanët festojnë Fitër Bajramin

Myslimanët festojnë Fitër Bajramin

Shkup, 30 mars 2025 (MIA) - Besimtarët e besimit islam në vend, por edhe në mbarë botën, sot festojnë festën e Fitër Bajramit, i cili konsiderohet si një nga pesë shtyllat e Islamit dhe festë e pastrimit shpirtëror dhe fizik. 

Fitër Bajrami vjen pas një muaji agjërim, në të cilin përmbahen nga ushqimi dhe pijet nga agimi deri në muzg. Në të gjitha xhamitë sot falet namazi i Bajramit. 

Ramazani, muaji i nëntë në kalendarin islam, është muaji kur vargjet e para të librit të shenjtë Kuranit iu shpallën profetit Muhamed më shumë se 1.400 vjet më parë.

Gjatë muajit të Ramazanit çdo mysliman  e ka për detyrim të japë sadakatul-fitrin. Fitri duhet të jepet para se të falet namazi i Bajramit, e nëse ndonjërit i kalon ajo kohë, atëherë ai sërish obligohet ta japë atë si kompensim.

Fitër Bajrami është dita kur takohet forca e të pasurit me dobësinë e të varfërit në dashuri, mëshirë dhe drejtësi.  Dita kur gëzohen të varfërit duke iu lehtësuar jeta dhe duke shijuar komoditet, dita kur farefisi takohen në bamirësi dhe kujdes për njëri-tjetrin, dita kur myslimanët bashkohen në falje dhe vizita reciproke, dita kur miqtë i ripërtërinë urat e dashurisë dhe elementet e afërsisë, dita kur shpirti fisnik i harron gabimet e të tjerëve ndaj tij, bashkohet pas ndarjes.  

По повод утрешниот празник Рамазан (Фитр) Бајрам честитка до верниците од исламска вероисповед упати поглаварот на ИВЗ Реисул Улема, Шаќир Фетаи, со желби и молејќи се на Семоќниот Алах да ги

Me rastin e festës, kryetari i BFI-së Reisul Ulema, Shaqir ef. Fetai, ka dërguar një mesazh urimi për besimtarët e besimit islam me dëshira dhe "duke e lutur Allahun e Madhëruar që të na pranojë agjërimin, lutjet dhe ibadetet tona dhe të na shpërblejë ashtu siç vetëm Ai di më së miri".

"Sot është dita e Fitër Bajramit, ditë e cila është festë gëzimi dhe krenarie për besimtarët që me angazhim dhe devotshmëri, përmbushën obligimet e muajit të Ramazanit, duke përfshirë agjërimin dhe ibadetet e tjera. Sot ndahemi nga muaji i bekuar i Ramazanit, për çka e falënderojmë Zotin e Madhërishëm që na mundësoi ta përjetojmë këtë muaj të shenjtë, ku dëshmuam se agjërimi është një obligim hyjnor, është një akt i forcës së besimit dhe vetëdijes për përkushtimin ndaj Zotit", thuhet në urimin e Fetait.

Gjatë këtij muaji, shton mes tjerash ai, "zemrat tona u mbushën me besim dhe dije, ngritëm moralin, respektin, solidaritetin, humanitetin, tolerancën dhe paqen".

"Ky muaj na ka inkurajuar të punojmë për një të ardhme paqësore, të ndritshme dhe pozitive. Për besimtarin festa e Fitër Bajramit është kulmi i këtyre përpjekjeve dhe një ditë gëzimi të madh. Është dita e fitores së besimit ndaj mosbesimit, e fitores së së mirës mbi të keqen, e fitores së dijes mbi injorancën, e fitores së paqes mbi luftën, e fitores së solidaritetit mbi ndarjet, e fitores së respektit mbi urrejtjen dhe e fitores së njerëzimit mbi çnjerëzimin. Fitër Bajrami është një ditë e veçantë, një ditë që nxjerr në pah mirënjohjen tonë të thellë për përkushtimin tonë ndaj Allahut të Plotfuqishëm. Prandaj, kjo festë le të jetë një mundësi për të forcuar lidhjet tona me të tjerët, për të shprehur dashurinë dhe respektin për familjet tona, për të zgjatur dorën e pajtimit dhe për t'u kujdesur për ata që kanë nevojë", theksohet në urimin e Fetait.

Dita e parë e Fitër Bajramit është ditë jopune për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR