• e hënë, 23 dhjetor 2024

Myler: SHBA-ja punon në marrëveshjen për projekt-rezolutën për qasjen deri te ndihma për Gazën

Myler: SHBA-ja punon në marrëveshjen për projekt-rezolutën për qasjen deri te ndihma për Gazën

Uashington, 19 dhjetor 2023 (MIA) - Shtetet e Bashkuara të Amerikës po punojnë me shtetet e tjera anëtare të Këshillit të sigurimit të Kombeve të Bashkuara për harmonizimin e çështjeve të pazgjidhura në lidhje me një projekt-rezolutën, me të cilën kërkohet që Izraeli dhe Hamasi të lejojnë qasjen e ndihmave në Rripin e Gazës, njoftoi Departamenti i Shtetit.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Methju Myler në një konferencë për shtyp deklaroi se Uashingtoni e mbështet plotësisht rezolutën që do t'i përgjigjet nevojave të civilëve në Rripin e Gazës, por se detajet e tekstit janë të rëndësishme.

Këshilli i Sigurimit të OKB-së të hënën e anuloi votimin për projekt-rezolutën, me të cilën bën thirrje për një "armëpushim të qëndrueshëm" në Rripin e Gazës për të lënë më shumë kohë për t'iu përgjigjur kundërshtimeve të SHBA-së. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR