Musavi: Irani dyshon në përkushtimin e Izraelit për armëpushim
- – Irani dyshon në përkushtimin e Izraelit për marrëveshjet për armëpushim dhe është i gatshëm t’i japë Tel Avivit përgjigje të ashpër nëse agresioni ndaj Teheranit përsëritet, deklaroi sot shefi i Shtatmadhorisë së forcave të armatosura iraniane, gjeneral major Abulrahim Musavi, në bisedë me ministrin e Mbrojtjes së Arabisë Saudite, Haled bin Salman.
- Post By Fitore Curri
- 15:07, 29 qershor, 2025
Teheran, 29 qershor 2025 (MIA) – Irani dyshon në përkushtimin e Izraelit për marrëveshjet për armëpushim dhe është i gatshëm t’i japë Tel Avivit përgjigje të ashpër nëse agresioni ndaj Teheranit përsëritet, deklaroi sot shefi i Shtatmadhorisë së forcave të armatosura iraniane, gjeneral major Abulrahim Musavi, në bisedë me ministrin e Mbrojtjes së Arabisë Saudite, Haled bin Salman.
Musavi deklaroi se Teherani nuk e ka filluar luftën, por i është përgjigjur “agresorit” me të gjithë forcën që e ka.
“Pasi kemi dyshime të plota në përkushtimin e armikut në detyrimet e tij, duke përfshirë edhe armëpushimin, jemi të gatshëm të japim përgjigje të ashpër në rast të agresionit të përsëritur”, tha ai, transmetoi agjencia Tasnim.
Izraeli filloi operacion kundër Iranit natën e 13 qershorit, duke e akuzuar për zbatimin e programit të fshehtë bërthamor.
Shënjestër e bombardimeve ajrore dhe sulmeve nga grupet sabotuese ishin objektet bërthamore, gjeneralët, fizikanët e shquar bërthamorë dhe bazat ajrore. fc/
Foto: Vikipedia