• e premte, 05 dhjetor 2025

Murtezani: Procesi i zgjerimit është i ekspozuar ndaj presioneve dhe tendencave të bilateralizimit, kriteret e Kopenhagës janë mbrojtja jonë

Murtezani: Procesi i zgjerimit është i ekspozuar ndaj presioneve dhe tendencave të bilateralizimit, kriteret e Kopenhagës janë mbrojtja jonë

Shkup, 18 qershor 2025 (MIA) - Në kohën kur procesi i zgjerimit i është ekspozuar presioneve dhe tendencave të bilateralizimit, Kriteret e Kopenhagës janë mbrojtja jonë. Ato janë përkujtues se rruga evropiane nuk guxon të kushtëzohet me çështje jashtë thelbit të demokracisë, sundimit të sëd rejtës dhe ekonomisë funksionale të tregut. Posaçërisht e çmojmë përcaktimin parimor të Danimarkës se zgjerimi i Bashkimit Evropian duhet të zhvillohet vetëm sipas Kritereve të Kopenhagës - objektive, matëse dhe të njejta për të gjithë, deklaroi ministri i Çështjeve Evropiane, Orhan Murtezani në konferencën e përbashkët për shtyp me kolegen e tij daneze, Mari Bjere.

"Danimarka gjithmonë ka qenë vend me qëndrim të qartë dhe konsistent në proceset evropiane - e zëshme në mbështetjen e vlerave, konsistente në mbrojtjen e së drejtës dhe parimore kur bëhet fjalë për zgjerimin e Unionit. Marrëdhëniet tona me Danimarkën kanë historinë e tyre të besimit, por më e rëndësishmja - kanë të ardhme që na lidh për një mirëkuptim shumë më të thellë dhe mbështetje të ndërsjellë. Dialogun e hapur patëm sot është dëshmia e kësaj. Sinqerisht diskutuam rreth marrëdhënieve tona bilaterale, për të ardhmen e Evropës dhe për vendin e Maqedonisë së Veriut në atë horizont të gjerë", tha Murtezani.

Ai theksoi se në takimin me Bjere i shqyrtuan prioritetet e kryesimit të ardhshëm danez me Këshillin e Unionit, që fillon muajin e ardhshëm. Në këtë kontekst, i përshëndes angazhimet e Danimarkës për një Evropë të fuqishme, demokratike dhe të sigurt, një Evropë që është rezistuese, por edhe e drejtë; që bazohet në vlera, por vepron me pragmatizëm.

"Vendi ynë, krahas të gjitha sfidave, mbetet i përkushtuar në atë rrugë. Planin e Rritjes të Bashkimit Evropian e mirëpritëm si mundësi për fazë të re të integrimit, i cili tanimë po sjell reforma dhe rezultate konkrete. Fakti që Maqedonia e Veriut së shpejti do të jetë nikoqir i Samitit të Liderëve të Ballkanit Perëndimor është mirënjohje e rolit tonë aktiv në formësimin e agjendës evropiane në rajon", tha ministri.

E falënderoi ministren Bjere për këtë vizitë të rëndësishme, si tha, në një moment të rëndësishëm, në prag të kryesimit danez me Këshillin e BE-së.

Prania juaj këtu nuk është vetëm një gjest miqësie, por mesazh besimi. Jam mirënjohës për bisedën e hapur dhe kuptimplotë, për respektin që treguat për përpjekjet tona dhe për mesazhet që sillni me vete. Pikërisht takimet e tilla konfirmojnë atë që po ndërtojmë vazhdimisht – partneritet që bazohet në vlera, respekti i ndërsjellë dhe aleancë e sinqertë.

"Ky është sinjal i fuqishëm se jemi në proces të përshpejtimit të zgjerimit të BE-së, të respektimit të procesit të Kritereve të Kopenhagës pa qenë të prekur me çështje bilaterale të cilat janë tema për fqinjët, megjithatë jo ttemë për zgjerimin evropian dhe qasjen evropiane. Kështu që, duhet të fokusohemi në implementimin e Planit për rritje, sepse ne duhet ta sjellim Evropën më afër qytetarëve tanë", tha Murtezani.

Duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve për Planin e aksionit për pakicat, për të cilin kryeministri Hristian Mickoski paralajmëroi se duhet të parashtrohet, Murtezani tha se Plani i aksionit është në kompetenca të MPJdheTJ dhe nuk mund të ndajë informata rreth përmbajtjes së tij.

"Atë që mund ta ndaj, është rreth udhërrëfyesve, ato tre udhërrëfyes tashmë janë dërguar në Komision dhe po finalizohen në baza ditore, përmes takimeve onlajn me Komisionin. Shpresoj se së shpejti të gjithë tre udhërrëfyesit do të përfundohen, ndërsa me atë, teknikisht, Maqedonia e Veriut do të jetë e gatshme për hapje të Klasterit Themelet. Sa i përket Planit të aksionit, atë që mund ta ndaj, se i është dërguar Këshillit të Evropës i cili duhet të shqyrtohet nga ana e eskpertëve pritet së shpejti të marrim përgjigje për komentet e tyre, pas çka do të duhet të ndiqet procedurë adekuate për miratim dhe dërgimi formal në Komision", tha Murtezani. ab/

Foto: МIА

 

QËNDRONI TË LIDHUR