Murtezani: Përmes bashkëpunimit dhe lidhshmërisë drejt një të ardhmeje të përbashkët evropiane
- Ministri për Çështje Evropiane Orhan Murtezani në kuadër të Forumit të 10-të Vjetor të Strategjisë së BE-së për Rajonin Adriatiko-Jonian (EUSAIR), sot në Greqi mori pjesë në Takimin Ministror të Këshillit të Adriatiko-Jonian dhe në Panelin e Ministrave për Fondet e BE-së.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 13:15, 6 maj, 2025
Shkup, 6 maj 2025 (MIA) - Ministri për Çështje Evropiane Orhan Murtezani në kuadër të Forumit të 10-të Vjetor të Strategjisë së BE-së për Rajonin Adriatiko-Jonian (EUSAIR), sot në Greqi mori pjesë në Takimin Ministror të Këshillit të Adriatiko-Jonian dhe në Panelin e Ministrave për Fondet e BE-së.
Në Takimin Ministror të Këshillit Adriatiko-Jonian, Ministri Murtezani, siç informon Ministria për Çështje Evropiane, theksoi rëndësinë e përcorcimit të bashkëpunimit rajonal në kushtet e sfidave gjithnjë e më të ndërlikuara globale dhe gjeopolitike. Ai gjithshtu e përshëndeti Planin e reviduar të Veprimit të EUSAIR si mjet konkret për ndikim më të fuqishëm lokal, veçanërisht me përfshirjen e zgjerimit si prioritet horizontal.

Sipas tij, kjo Strategji paraqet platformë përmes së cilës vendet kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian mund të avancojnë më me efektivitet reformat, të mobilizojnë mjetet e disponueshme të BE-së dhe të thellojnë integrimin rajonal. Ai e theksoi gatishmërinë e Maqedonisë së Veriut për të udhëhequr me përkushtim dhe vizion në kuadër të kryesimit të saj të parë me EUSAIR-in dhe Iniciativën Adriatiko-Joniane.
Në Panelin e Ministrave kompetent për Fondet e BE-së, ministri Murtezani iu referua shtyllës së re, të pestë të strategjisë, kohezionit social, duke e quajtur atë shtytës esencial në procesin e integrimit evropian. Ai gjithashtu potencoi se e ardhmja evropiane nuk ndërtohet vetëm përmes proceseve institucionale, por përmes krijimit të kushteve për jetë dinjitoze aty ku jetojnë qytetarët.

"Maqedonia e Veriut, si koordinatore e Shtyllës 2 "Lidhja e Rajonit", në programin e saj njoftoi iniciativa për modernizimin e infrastrukturës ndërkufitare, përfshirjen digjitale dhe pjesmarrjen e të rinjve, si pjesë e vizionit gjithëpërfshirës për transformimin e rajonit", theksohet në kumtesë. Murtezani theksoi se Strategjia nuk duhet thjeshtë të mbetet vetëm kоrnizë, por duhet të bëhet shtytës i vërtetë për europeizimin, me bashkëpunim që nuk është vetëm fizik, por edhe institucional dhe shoqëror.
Murtezani porostiti se EUSAIR-i duhet të jetë urë në mes procedurave formale dhe rezultateve reale, përmes pjesmarrjes së të rinjve, investimeve gjithëpërfshirëse dhe lidhjes së fuqishme rajonale – si parakusht esencial për të ardhme të qëndrueshme, në të cilën dallimet në mes vendeve kandidate dhe vendeve anëtare të BE-së po zvogëlohen gradualisht.
Foto: Ministria për Çështje Evropiane