Murtezani për presidencën me EUSAIR: Ky është një moment historik për Maqedoninë e Veriut
- Për Maqedoninë e Veriut, ky është moment historik. Për herë të parë, nga përfshirja si në Strategjinë ashtu edhe në nismën, po marrim rolin e kryesimit dhe kryesuesit. Ky tranzicion, i cili pason pesë vjet pas përfshirjes në Strategji dhe shtatë vjet pas përfshirjes në Nismë, është hap përpara i natyrshëm dhe i merituar i rrugëtimit të formësuar nga partneriteti dhe përkushtimit të vazhdueshëm, tha Ministri për Çështje Evropiane Orhan Murtezani në ceremoninë e pranim-dorëzimit të presidencës me Strategjinë e BE-së për rajonin Adriatiko-Jonian (EUSAIR), njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.
- Post By Lindita Sulejmani
- 14:25, 6 maj, 2025
Athinë, 6 maj 2025 (MIA) – Për Maqedoninë e Veriut, ky është moment historik. Për herë të parë, nga përfshirja si në Strategjinë ashtu edhe në nismën, po marrim rolin e kryesimit dhe kryesuesit. Ky tranzicion, i cili pason pesë vjet pas përfshirjes në Strategji dhe shtatë vjet pas përfshirjes në Nismë, është hap përpara i natyrshëm dhe i merituar i rrugëtimit të formësuar nga partneriteti dhe përkushtimit të vazhdueshëm, tha Ministri për Çështje Evropiane Orhan Murtezani në ceremoninë e pranim-dorëzimit të presidencës me Strategjinë e BE-së për rajonin Adriatiko-Jonian (EUSAIR), njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Vendi mori presidencën nga Greqia nikoqire në kuadër të forumit të 10-të vjetor të EUSAIR, ndërsa ministri iu drejtua konkretisht lidhshmërisë së rajonit, si një nga prioritetet e presidencës.

"Në këtë rol hyjmë me vetëdije të plotë për përgjegjësinë që marrim dhe me angazhim të qartë të udhëheqim në mënyrë që përfshin të gjithë. Në koordinimin tonë në Shtyllën 2, ndërlidhja e rajonit, do të përqendrohemi jo vetëm në ndërtimin e infrastrukturës, por edhe në ndërtimin e besimit. Për ne, lidhshmëria nuk kufizohet vetëm në transport apo teknologji, por është mënyrë për ti afruar ambiciet dhe mundësitë", tha Murtezani.
Iu referua edhe Greqisë, duke thënë se ajo "njihet gjerësisht jo vetëm si djepi i demokracisë, por edhe si një shtet që mbështet vazhdimisht trajektoren evropiane të rajonit" dhe iu referua Agjendës së Selanikut të vitit 2003 për perspektivën e BE-së të Ballkanit Perëndimor, ndërsa siç tha "që atëherë rruga nuk ka qenë pa sfida, por vizioni i vendosur atëherë, ende vazhdon të na udhëheqë".
Ballkani Perëndimor është rajon, ëndrra evropiane e të cilit mbetet thellë e gdhendur në zemrën e tij. Për ne, integrimi nuk është vetëm kapitull i politikës së jashtme, por tregim i një brezi. Strategjitë si EUSAIR nuk janë vetëm korniza anësore, por ura kyçe që çojnë drejt arritjes së këtij qëllimi. Ky pranim-dorëzim nuk është vetëm ceremoni, por vazhdimësi - vazhdimësi e përpjekjeve të përbashkëta, vlerave të përbashkëta dhe ardhmërisë së përbashkët. Falënderojmë miqtë tanë grekë për rolin e tyre në formësimin e drejtimit që po ndjekim dhe ju ftojmë të gjithëve të hapërojmë së bashku në vitin që vjen: me besim, me ambicie dhe me unitet", theksoi ministri për Çështje Evropiane gjatë kohës së ceremonisë.
Shtesë, shprehu mirënjohje për Presidencën greke "për udhëheqjen e saj të përkushtuar gjatë vitit të kaluar me fokus në zgjerimin, kohezionin social, qëndrueshmërinë ekologjike dhe inovacionin në ekonominë gri" dhe theksoi se "presidenca ka dhënë drejtim të qartë dhe ka siguruar vazhdimësinë e Strategjisë".
"Udhëheqja e Greqisë gjatë kësaj periudhe ka konfirmuar edhe një herë vlerën e bashkëpunimit makro-rajonal si një platformë për harmonizimin jo vetëm të politikave, por edhe të prioriteteve të përbashkëta", theksoi ministri.

Presidenca e Maqedonisë së Veriut me EUSAIR dhe nismën adriatiko-Jjniane fillon më 1 qershor 2025 dhe do të zgjasë një vit. ls/
Foto: Ministria për çështje evropiane