• e diel, 22 dhjetor 2024

Murtezani: Ndihma irlandeze është një kontribut i rëndësishëm në arritjen e synimeve të anëtarësimit të vendit në BE

Murtezani: Ndihma irlandeze është një kontribut i rëndësishëm në arritjen e synimeve të anëtarësimit të vendit në BE

Shkup, 14 nëntor 2024 (MIA) - Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, sot pati takim me ambasadorin e Republikës së Irlandës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, me seli në Bukuresht, Brendan Vard.

Siç informon Ministria për Çështje Evropine, në fokus të bisedimeve ishte avancimi i marrëdhënieve miqësore bilaterale në të gjitha sferat me interes të ndërsjellë, dosja evropiane e vendit dhe përpjekjet reformuese në këtë kontekst.

 

 

Ministri Murtezani shprehu mirënjohje për mbështetjen parimore dhe të vazhdueshme të Irlandës si një përkrahëse e kahershme e politikës së zgjerimit të BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor. Ai theksoi rëndësinë e bashkëpunimit në fushat kyçe të reformave që mbështesin agjendën evropiane të Maqedonisë së Veriut

"Gjatë takimit u diskutua edhe për mënyrat e transferimit të përvojës dhe ekspertizës së Irlandës në procesin e harmonizimit me standardet evropiane, veçanërisht në fushat me rëndësi për procesin tonë të aderimit. Ministri Murtezani përshëndeti gatishmërinë e Irlandës për këto iniciativa, duke vlerësuar se ndihma irlandeze përbën kontribut të rëndësishëm në arritjen e objektivave të vendit për anëtarësim në Bashkimin Evropian. 

 Foto: Ministria për Çështje Evropiane

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR