• e premte, 22 nëntor 2024

Murtezani: Është kyçe përfporcimi i kapaciteteve të institucioneve për zbatimin e reformave

Murtezani: Është kyçe përfporcimi i kapaciteteve të institucioneve për zbatimin e reformave

Shkup, 1 nëntor 2024 (MIA) - Ministri i Çështjeve Evropiane, Orhan Murtezani sot në konferencë të përbashkët për shtyp me euroambasadorin Mihalis Rokas për Raportin rreth progresit të vendit, tha se është me rëndësi kyçe është përforcimi i kapacieteve të institucioneve për zbatimin e reformave të ndërlidhura me BE-në.

"Problemet me kapacitetet e institucioneve për t'u përballë me zbatimin e reformave kanë qenë pjesë e të gjitha raporteve të viteve më parë, por duke pasur parasysh se tani jemi në finalizimin e përgatitjeve dhe duhet të përgatitemi për hapjen e Klasterit 1, sigurisht që fuqizimi i kapaciteteve të MÇE-së, por edhe të ministrive të tjera të linjës është vendimtar. Konferenca ime e parë për shtyp si ministër i Çështjeve Evropiane ishte pikërisht në këtë temë, ku paralajmërova se IPA dhe strukturat e integrimit evropian janë nën kapacitetin minimal për të përballuar sfidat e zbatimit të suksesshëm. Të njëjtin fenomen e shoh tani që tashmë po krijoj një strukturë dhe po intensifikohet procesi i koordinimit të institucioneve për zbatimin e axhendës së reformave, kjo është diskutuar disa herë në seancën e Qeverisë. Kjo strukturë do të duhet të forcohet, por do të duhet të forcohet me staf profesional që mund të përfshihet drejtpërdrejt. Derisa struktura të forcohet me staf profesional, do të duhet të mbështetemi në përkrahjen nga Delegacioni evropian, por edhe në mbështetjen teknike nga donatorë të ndryshëm në vendin tonë", tha Murtezani, i pyetur për të komentuar kritikat dhe për MÇE-në se nuk ka kapacitet për t'u marrë me procesin e reformave.

Theksoi s edo të rritet numri i kuadrit profesionist nëpër institucione, me qëllim të zbatimit të axhendës reformuese.

"Të sqaroj, nuk ka thënë 100 ekspertë, por staf profesional. Mund të ketë specialistë, ekspertë... Ekspertë të tillë specifikë tashmë janë duke punuar në MÇE përmes projekteve të ndryshme. Ky numër do të rritet në muajin e ardhshëm, dy-tre për të pasur një strukturë solide për zbatimin e axhendës së reformës në mënyrë që të fuqizohen kapacitetet absorbuese si të Ministrisë ashtu edhe të institucioneve. Ekspertët e huaj nuk mund të punësohen në Ministri, ata kalojnë nëpër projekte të ndryshme dhe punësimi shtesë i kuadrove profesionale do të bëhet përmes Ministrisë dhe ministrive të ndryshme të linjës. Ne do të përpiqemi t'i gjejmë ato në vend. Atë që nuk do të mund ta gjejmë në vend, do ta kërkojmë përmes donatorëve dhe projekteve të ndryshme", tha Murtezani.

Në përgjigjen e pyetjes së gazetarëve nëse nuk formohet qeveri politike në Bullgari që të vazhdojnë bisedimet nëse ka plan tjetër, Murtezani u përgjigj se nuk është momenti që të ndërtohen teza hipotetike.

"Ajo që është e rëndëshme për momentin është se gjithçka që duhet të thuhet është thënë, tani është koha që të punohet në gjetjen e zgjidhjes", tha Murtezani.

Në përgjigjen e pyetjes së gazetarëve për transparencën e institucioneve, thotë se nuk seancën e fundit qeveritare janë pajtuar se transparenca duhet të jetë më e madhe.

"Bëhet fjalp për probleme të caktuara tektnike, të cilat duhet të tejkalohen në çdo kohë. Pasi që ato do të tejkakalohen do të vazhdojmë të jemi transparent sepse nuk kemi asnjë arsye që të fsheim punën e Qeverisë",  tha ai

Murtezani në konferencën për shtyp tha se MÇE-ja ka bërë një analizë të Raportit dhe se kualifikimi më i thjeshtuar gjatë leximit të Raportit është se ka progres, gjegjpësisht se ka trend të lehtë në rritje.

"Kualifikimi më i thjeshtuar gjatë leximit të Raportit është se ka progres edhe në vitin e kaluar, ashtu edhe në përgatitjen e përgjithshme, pra ka prirje të lehtë në rritje. Vlerësimi i përgjithshëm i gatishmërisë së vendit për vitin 2024 është "nivel i mirë i përgatitjes" (3.22 krahasuar me 3.13 në vitin 2023), dhe ai është solid dhe konstant krahasuar me shumë vite më parë. Në lidhje me vendet  tjera kandidate të rajonit, do të theksoja se niveli ynë i gatishmërisë është më i larti, që është edhe një tregues tjetër se Maqedonia e Veriut jo vetëm që është e përgatitur për negociatat e aderimit, por analiza krahasuese tregon se kemi progres të akumuluar", tha Murtezani. 

Theksoi se Raporti publikohet në një ditë, por leximi i tij vazhdon 365 ditë, sepse ai nuk është vetëm vlerësim i aktiviteteve tona të deritanishme, por edhe një udhërrëfyes për hapat e ardhshëm të rrugës sonë evropiane. Pika kryesore është se si t'i integrojmë këto udhëzime në strategjitë tona politike dhe ekonomike.

"Kjo është një sfidë që ne e pranojmë me përgjegjësi dhe vendosmëri. Jemi të vetëdijshëm se suksesi i dosjes evropiane varet nga përpjekjet e përbashkëta – nga Qeveria, përmes Kuvendit, deri te sektori civil. Nëpërmjet bashkëpunimit dhe dialogut të hapur, si bazë e përpjekjeve tona përparimin e të ardhmes sonë evropiane. Vetëm në këtë mënyrë ëndrra për  anëtarësim në Bashkimin Evropian mund të bëhet realitet. Unë, si Kryenegociator me Bashkimin Evropian dhe shërbimet profesionale në Ministrinë për Çështje Evropiane, mbetemi fuqishëm të përkushtuar në zhvillimin e vazhdueshëm të kapaciteteve tona dhe realizimin e qëllimeve strategjike të Maqedonisë së Veriut", tha Murtezani. mb/

Фото/видео: Влада

 

QËNDRONI TË LIDHUR