• e shtunë, 06 korrik 2024

Murinjo: Për Seviljen finalja në LE është diçka e zakonshme, për Romën është diçka e jashtëzakonshme

Murinjo: Për Seviljen finalja në LE është diçka e zakonshme, për Romën është diçka e jashtëzakonshme

Budapest, 31 maj 2023 (MIA) – Trajneri i Romës, Zhoze Murinjo, ka shprehur pritjet e tij për finalen e sotshme në Ligën e Evropës me Seviljen.

"Kemi bërë një rrugë të gjatë, ndryshe nga kundërshtari ynë që erdhi këtu nga Liga e Kampionëve. Kemi kaluar 14 ndeshje për të qenë këtu dhe sigurisht e merituam finalen. Koha jonë po vjen. Unë do të thoja që historia nuk hyn në fushë, megjithëse kolegu im mendon ndryshe. Sevilja beson se tradita i jep përparësi dhe ne e respektojmë këtë. Por ne merituam të arrijmë në finale. Për ta finalja e Ligës së Evropës është një gjë e zakonshme, për ne është diçka e jashtëzakonshme. Për ta finalja e Kupës së Evropës është si një ndeshje e ligës, për ne është një ngjarje historike", tha Murinjo.

Ndeshja e fundit për sezonin 2022/23 në garën e dytë më cilësore të futbollit në Evropë do të luhet sonte nga ora 21:00 në "Pushkash Arena" në Budapest.

Fituesi i Ligës së Evropës do të fitojë të drejtën për të luajtur sezonin e ardhshëm në Ligën e Kampionëve.

Sevilja është skuadra me më së shumti trofe në këtë garë, me gjithsej gjashtë tituj, Roma nuk ka asnjë. ls/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR