Murinjo për herë të parë në karrierë ka humbur finale në kupat evropiane
- Trajneri i Romës, Zhoze Murinjo, për herë të parë në karrierë ka humbur në finale të kupave evropiane. Mbrëmë, ekipi italian ka humbur nga Sevilja në finalen e Ligës së Evropës përmes penaltive (1:1, 1:4).
- Post By Besnik Shuki
- 08:15, 1 qershor, 2023

Budapest, 1 qershor 2023 (MIA) - Trajneri i Romës, Zhoze Murinjo, për herë të parë në karrierë ka humbur në finale të kupave evropiane. Mbrëmë, ekipi italian ka humbur nga Sevilja në finalen e Ligës së Evropës përmes penaltive (1:1, 1:4).
Paraprakisht, ekipet e Murinjos çdoherë kanë fituar në finalet e kupave evropiane: Porto (2003 - Kup Uefa dhe 2004 - Liga e kampionëve), Inter (Liga e kampionëve në vitin 2010), Mançester junajted (2017 - Liga e Evropës) dhe Roma (Liga e konferencave - 2022). bsh/
Foto: EPA