• e shtunë, 06 korrik 2024

Murinjo për fitoren ndaj Napolit: Roma tërë kohën e ka kontrolluar lojën kundër një ekipi shumë më të shkathët

Murinjo për fitoren ndaj Napolit: Roma tërë kohën e ka kontrolluar lojën kundër një ekipi shumë më të shkathët

Romë, 24 dhjetor 2023 (MIA) - Trajneri i Romës, Zhoze Murinjo e ka lavdëruar ekipin e tij për fitoren e mbrëmshme me rezultatin 2:0 ndaj Napolit, në kuadër të Seria A.

Napolitanët ndeshjen e përfunduan me nëntë futbollistë, pasi nga loja janë përjashtuar Mateo Politano dhe Viktor Osimen.

"Ndeshja doli të jetë shumë e vështirë. Ndoshta nuk pajtoheni, por pas minutës së 5-të ndjeva se do të fitojmë. Roma luajti shumë mirë me intensitet të fuqishëm. Nuk realizuam dy mundësi të shkëlqyera në pjesën e parë dhe tërë kohën e kemi kontrolluar lojën kundër një ekipi shumë më të shkathët. E shfrytëzuam situatën, shënuam gol kur kundërshtari ka pasur 10 lojtarë. Mirë punuan edhe zëvendësimet. Mendoj se fitorja është plotësisht e merituar", tha Murinjo.

Pas xhiros së 17 në Seria A, Roma gjendte në vendin e 6-të me 28 pikë, ndërsa Napoli në pozitën e 7-të me 27 pikë. bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR