• e shtunë, 06 korrik 2024

Murinjo ka lavdëruar lojtarët e Romës për ndeshjen kundër Sasuolos

Murinjo ka lavdëruar lojtarët e Romës për ndeshjen kundër Sasuolos

Romë, 4 dhjetor 2023 (MIA) - Trajneri i Romës, Zhoze Morinjo është i kënaqur me fitoren ndaj Sasuolos (2:1) në xhiron e 14-të të ndeshjes së kampionatit italian në futboll.

"Ata më besuan. Kjo fitore është shumë e rëndësishme, e mundimshme por dhe e e merituar. Ndërsa kur humbëm 1:0, ekipi im ishte akoma më i mirë në fushë. Kjo është arsyeja pse unë jam i lumtur për lojtarët dhe për të gjithë tifozët tanë", tha Murinjo për faqen e klubit.

Pas 14-të xhirove Roma është në vendin e katërt në Seria A me 24 pikë, 11 më pak nga lideri i tabelës, ekipi i Interit. rq/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR