Murinjo i do Gesanin dhe Asension në Fenerbahçe
- Gjigandi turk i futbollit, Fenerbahçe, i udhëhequr nga strategu portugez, Zhoze Murinjo, tregon interesim të madh për lojtarin e mesfushës nga PSZH, Marko Asensio (29) dhe sulmuesin e Nicas, Evan Gesan (23).
- Post By Qefsere Abduli
- 10:33, 3 korrik, 2025
Paris, 3 korrik 2025 (MIA) - Gjigandi turk i futbollit, Fenerbahçe, i udhëhequr nga strategu portugez, Zhoze Murinjo, tregon interesim të madh për lojtarin e mesfushës nga PSZH, Marko Asensio (29) dhe sulmuesin e Nicas, Evan Gesan (23).
Asensio u kthye në PSZH nga huazimi në Aston Vila, por nuk do të qëndrojë gjatë në Paris. Sipas mediave franceze, Asensio nuk është në planet e Luis Enrike për sezonin e ri dhe lojtari spanjoll i mesfushës do të duhet të kërkojë një destinacion të ri për karrierën e tij.
Mediat franceze thonë se Murinjo është seriozisht i interesuar për nënshkrimin e Asensios, në përpjekjet për të formuar një ekip që do të ndërpriste dominimin trevjeçar të Galatasarajit në futbollin turk.
Murinjo dëshiron të forcojë ekipin e tij edhe me sulmuesin e Nicës, Evan Gesan. Mediat thonë se Fenerbahçe ka ofruar 25 milionë euro për reprezentuesin e Bregut të Fildishtë. qa/
Foto: EPA