• e mërkurë, 06 nëntor 2024

Mucunski: Veprimi i anuluar i ndryshimeve kushtetuese është qasje racionale dhe është në interes të përbashkët si për ne, ashtu edhe për Bullgarinë dhe BE-në

Mucunski: Veprimi i anuluar i ndryshimeve kushtetuese është qasje racionale dhe është në interes të përbashkët si për ne, ashtu edhe për Bullgarinë dhe BE-në

Shkup, 19 gusht 2024 (MIA) - Veprimi i anuluar i ndryshimeve kushtetuese është një nga faktorët kyç për ne. Konsiderojmë se kjo është një qasje racionale, e cila do të na japë një ndjenjë sigurie se nuk do të kemi më bilateralizim nga ana e Bullgarisë, por duhet të flasim edhe për reciprocitet, jo nga pikëpamja kushtetuese dhe ligjore, por për reciprocitetin në aspektin e respektimit të të drejtave të pakicave tek fqinji ynë, deklaroi sonte shefi i diplomacisë Timço Mucunski.

"Me respekt maksimal ndaj përfaqësuesve të qeverisë teknike të fqinjit tonë, Bullgarisë, por është fakt se në momentin e funksionimit të tyre nuk mund të marrin përgjegjësi serioze politike, sepse nuk kanë legjitimitet nga qytetarët, por detyrim për të ndihmuar teknikisht Qeverinë që të realizojnë zgjedhje, pas të cilave urojmë që fqinji ynë të ketë një qeveri politike. Pas formimit të një qeverie të tillë politike, ne do të zhvillojmë një dialog proaktiv", tha Mucunski në një emision në TV Sitel.

Ai përkujtoi se në periudhën paraprake këto ide janë promovuar në komunikim me të gjithë partnerët kyç të vendit, si partnerët ekonomikë ashtu edhe partnerët nga vendet anëtare të BE-së.

Përkujtoi se janë 14 aktgjykime kundër Bullgarisë nga Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg, për të drejtat e bashkimit në formën e shoqatave të qytetarëve në territorin e një vendi që është vend-anëtar i BE-së dhe që është i detyruar nga një marrëveshje ndërkombëtare që rrjedh nga Këshilli i Evropës.

"Dhe nga ky këndvështrim ne do të kemi komunikim institucional si në baza dypalëshe me Bullgarinë, me vendet-anëtare, ashtu edhe me institucionet në BE, duke i bindur se ky model aplikimi i vonuar dhe pritshmëria që fqinji ynë Bullgaria do t'i respektojë vlerat themelore të BE-së është në interesin e përbashkët edhe i joni si vend aderues dhe të BE-së që dëshiron të ketë një proces të besueshëm të zgjerimit", thotë Mucunski.

Në pyetjen se cilat janë përshtypjet e tij në BE dhe jashtë BE-së se është e mundur të ndryshohen kushtet që aktualisht janë të përfshira në Kornizën negociuese, ai tha se së bashku me rrjetin tonë diplomatik duhet të punojmë për të bindur partnerët tanë se kjo zgjidhje është e mirë për ne, për Bullgarinë dhe për Bashkimin Evropian. mb/

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR