Mucunski - Veldkamp: Holanda është mes donatorëve më të mëdhenj bilateral në sferat kyçe për vendin
- Avancimi i marrëdhënieve bilaterale, mbështetja nga Holanda për integrimin evropian të shtetit dhe sfidat aktuale rajonale dhe globale ishin në fokus të biedë mes ministrit të Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunksi dhe minitrit të Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Holandës, Kasper Veldkamp sot në Hagë.
- Post By Arta Bunjaku
- 16:38, 7 korrik, 2025
Shkup, 7 korrik 2025 (MIA) - Avancimi i marrëdhënieve bilaterale, mbështetja nga Holanda për integrimin evropian të shtetit dhe sfidat aktuale rajonale dhe globale ishin në fokus të biedë mes ministrit të Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunksi dhe minitrit të Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Holandës, Kasper Veldkamp sot në Hagë.
Në takim, në kuadër të vizitës së punës të Mucunskit në Holandë, shefi i diplomacisë së vendit shprehi falënerim "për mbështetjen parimore dhe të vazhduesshme holandeze, si dhe për kontributin e rëndësishëm të Holandës si një prej donatoreve më të mëdha bilaterale në sferat kyçe për vendin".

"Ministri e ceki përkushtimin e fuqishëm të Qeverissë ndaj përballjes me prioritetet reformuese dhe harmonizimin e plotë me Politikën e përbashkët të jashntme dhe të sigurisë të BE-së. U cek edhe rëndësia e aleancës në NATO, me ç'rast të dy palët u dakorduan për rëndësi strategjike të stabilitetit të Ballkanit Perëndimor, si dhe për porositë e dërguara në Samitin e paradokohshëm ë Aleancës në Hagë. Në atë drejtim, u potencua edhe inputi i rëndëishëm i shtetit tonë në stabilitetin në rajon dhe më gjerë, me theks të veçantë në krizën e emigracionit", kumtoi Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme.
Në bisedime u konfirmua angazhimi i përbashkët për përforcim të mëtutjeshëm të lidhjeve tregtare dhe ekonomike, plotësisht riafirmuar edhe në takimin që e pati ministri Mucunski me komunitetin afarist holandez gjatë vizitës në Agjencinë holandeze për sipërmarrësi.

"Minitsri Veldkamp e ceki miqësinë e fuqishme mes dy vendeve, përkushtimin e reformave evropiane dhe shprehi dëshirë që sa më parë ta shohë Maqedoninë si pjesë të familjes evropiane. Ai thekosi se Holanda mbetet mbështetëse e fuqishme e zgjerimit të BE-së, duke e cekur parimin e përparimit në bazë të rezultateve konkrete, ndaj çka vendi punon shumë", ceket në kumtesë.
Në kuadër të vizitës së punës në Hagë, ministri Mucunki, ë bashku me drejtorin e Drejtorisë për zonat zhvillimore teknologjike industriale, Goce Dimovski, para biznesmenëve holandezë në Agjencinë holandeze për sipërmarrëis i prezantoi mundësitë investuese që i ofron vendi në në funksion të tërheqjes së investimeve të reja holandeze. ab/
Fotо: МРJdheТJ