• e enjte, 04 dhjetor 2025

Mucunski u takua me ministren për Evropë, Integrim dhe Familje të Austrisë, Klaudia Plakolm

Mucunski u takua me ministren për Evropë, Integrim dhe Familje të Austrisë, Klaudia Plakolm

Shkup, 6 tetor 2025 (MIA) - Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski sot realizoi takim me ministren për Evrop[, Integrim dhe Familje të Republikës së Austrisë, Klaudia Plakolm, e cila ndodhet për vizitë pune në vendin tonë.

"Në folkus të bisedimeve janë çështjet aktuale të ndërlidhura me integrimin evropian dhe progresin e shtetit në procesin e aderimit drejt Bashkimit Evropian. Ministri Mucusnki e riafirmoi përcaktimin strategjik për anëtarësim në Union, duke e theksuar përkushtimin ndaj përballjes me reformat, avancimin e bashkëpunimit rajonal, marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe kontributin drejt stabilizimit dhe paqes në rajon", qëndron në kumtesën e Minisrisë së Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme.

Në takim, siç theksohet, është konfirmuar edhe mbështetja e vazhdueshme e Austrisë për zgjerimin e Bashkimit Evropian dhe roli i saj i rëndësishëm në nxitjen e perspektivës evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Dy bashkëbiseduesit i kanë konfirmuar marërdhëniet e mira dypalëshe mes dy shteteve, me ç'rast kanë shprehur gatishmëri për avancimin e tyre të mëtejshëm, me theks të veçantë në thellimin e bashkëpunimit tregtar dhe ekonomik. mb/

Foto: Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme

QËNDRONI TË LIDHUR