• e hënë, 23 dhjetor 2024

Mucunski u takua me anëtarët e rinj të komisionit për çështje historike dhe arsimore ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë

Mucunski u takua me anëtarët e rinj të komisionit për çështje historike dhe arsimore ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë

Shkup, 22 tetor 2024 (MIA) – Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski sot ka mbajtur takim protokollar me anëtarët e rinj të Komisionit të Përbashkët Multidisiplinor për Çështje Historike dhe Arsimore ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Bullgarisë. 

Në takim në MPJTJ, ministri Mucunski para anëtarëve të Komisionit ka theksuar se Ministria “me të gjitha kapacitetet e saja u qëndron në dispozicion në procesin e kryerjes me përgjegjësi dhe pandërprerë të aktiviteteve të tyre të rregullta”.  

"Ai theksoi se vendimet dhe diskutimet brenda komisionit duhet të bazohen në argumente shkencore dhe me respekt të plotë të lirisë akademike. Në të njëjtën kohë ai ka theksuar përkushtimin e tij personal për pavarësi në vendimmarrjen e komisionit, pa asnjë ndikim dhe presion politik", thuhet në kumtesën e Ministrisë.

Përbërja e re e ekipit të Maqedonisë së Veriut nga komisioni i përbashkët ishte zgjedhur nga Qeveria më 10 shtator. Kryetar i saj është emëruar Vanço Gjorgjiev, profesor në Fakultetin Filozofik në Shkup. 

Anëtarë të komisionit janë dr. Aleksandar Litovski, bashkëpunëtor shkencor në Institutin e Historisë Kombëtare në Shkup, dr. Mitko Panov, këshilltar shkencor në Institutin e Historisë Kombëtare në Shkup, dr. Nikolla Minov, profesor i inordinar në Fakultetin Filozofik në Shkup në UCM - Shkup, doc. dr. Sasho Dodevski, asistent titullar i zgjedhur në Fakultetin Filozofik në Shkup, dr. Besnik Emini, bashkëpunëtor i lartë shkencor në Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve - Shkup dhe dr. Dimitar Ljorovski, këshilltar shkencor në Institutin e Historisë Kombëtare në Shkup.

Komisioni i përbashkët maqedonas – bullgar për çështje historike dhe arsimore ishte formuar si rezultat i Marrëveshjes për fqinjësi të mirë mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë e nënshkruar më 1 gusht të vitit 2017. fc/

Fotografia: Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme 

QËNDRONI TË LIDHUR