Mucunski takon shefin e diplomacisë së EAB: Konfirmohen marrëdhëniet e mira bilaterale dhe bashkëpunimi konstruktiv mes dy vendeve
- Nevoja për intensifikimin e dialogut të ndërsjellë politik, si dhe avancimi i bashkëpunimit ekonomik-tregtar, janë theksuar në takimin e ministrit të Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski dhe zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Punëve të Jashtme të Emirateve të Bashkuara Arabe (EAB), sheikut Abdullah bin Zajed Al Nahjan.
- Post By Fami Bajrami
- 11:35, 16 prill, 2025

Shkup, 16 prill 2025 (MIA) - Nevoja për intensifikimin e dialogut të ndërsjellë politik, si dhe avancimi i bashkëpunimit ekonomik-tregtar, janë theksuar në takimin e ministrit të Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski dhe zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Punëve të Jashtme të Emirateve të Bashkuara Arabe (EAB), sheikut Abdullah bin Zajed Al Nahjan.
Në takimin që u zhvillua në kuadër të vizitës zyrtare të kryeministrit Hristijan Mickoski në Emiratet e Bashkuara Arabe, siç informojnë nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, janë konfirmuar marrëdhëniet e mira bilaterale dhe bashkëpunimi konstruktiv mes dy vendeve, ndërsa u theksua madje edhe përkushtimi i ndërsjellë për thellimin e mëtejshëm të këtyre raporteve.
Në këtë drejtim, ministri Mucunski, në emër të Qeverisë ka nënshkruar dy memorandume mirëkuptimi – për bashkëpunim ekonomik dhe bashkëpunim mes akademive diplomatike të dy ministrive për Punë të Jashtme.
Në takim është theksuar gjithashtu rëndësia e intensifikimit të kontakteve ndërmjet komuniteteve të biznesit dhe Odave ekonomike të dy vendeve, me qëllim të lidhjes më të madhe ekonomike dhe realizimit të investimeve të reja. Krahas marrëdhënieve bilaterale, bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime edhe për zhvillimet aktuale gjeopolitike në botë.
Foto: Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme