• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Mucunski - Qehaja: Janë riafirmuar angazhimet e përbashkëta për intensifikim të bashkëpunimit dypalëshe mes dy vendeve

Mucunski - Qehaja: Janë riafirmuar angazhimet e përbashkëta për intensifikim të bashkëpunimit dypalëshe mes dy vendeve

Shkup, 26 korrik 2024 (MIA) - Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregti të Jashtme, Timço Mucunski sot ka realizuar takim me ambasadorin e Kosovës, Florian Qehaja në kuadër të të cilëve janë konfirmuar marrëdhëniet miqësore mes dy vendeve dhe janë riafimuar angazhimet e përbashkëta për intensifikimin e bashkëpunimit dypalësh, para se gjithash në planin ekonomik.

Në takim, siç njoftoi MPJ-ja, është bërë fjalë për gjendjen aktuale në dy vendet dhe në rajon si tërësi. Njëherit, është theksuar nevoja për përshpejtim të proceseve eurointegruese të vendeve të Ballkanit Perëndimor, si faktor kyç në mirëmbajtjen e stabilitetit rajonal    

Mucunksi ka shprehur gatishmëri për thellimin e bashkëpunimit tonë në kuadër të nismave rajonale, si dhe mbështetjen për integrimet evropiane dhe euroatlantike të Kosovës, duke e potencuar gatishmërinë për shkëmbim të përvojave në këtë fushë. 

Bashkëbiseduesit kanë shkëmbyer opinione edhe për temat aktuale të natyrës së jashtme - politike dhe të sigurisë.. mb/

Foto: MPJ

QËNDRONI TË LIDHUR