Mucunski priti Fon der Lajenin në aeroportin e Shkupit
- Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski pasditen e sotme në aeroportin e Shkupit e priti kryetaren e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen.
- Post By Fami Bajrami
- 16:15, 15 tetor, 2025
Shkup, 15 tetor 2025 (MIA) - Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski pasditen e sotme në aeroportin e Shkupit e priti kryetaren e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen.
"Sot pasdite në aeroportin e Shkupit prita kryetaren e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen e cila në kuadër të agjendës së saj për Ballkanin Perëndimor sot arriti në Shkup", bëri të ditur Mucunski në Fejsbuk.
Ministri theksoi se nga takimet e sotme pret konfirmim të mbështetjes për procesin e integrimit evropian.
"Pres që në takimet e sotme të konfirmohet mbështetja për integrimin evropian të Ballkanit Perëndimor dhe përafrimin gradual të rajonit me tregun e vetëm të Bashkimit Evropian. Anëtarësimi në Bashkimin Evropian mbetet prioritet strategjik i politikës së jashtme të Maqedonisë", ka thënë Mucunski.
Fon der Lajen do të takohet sot me Siljanovska-Davkovën, kryeministrin Hristijan Mickoski dhe kryetarin e Kuvendit, Afrim Gashi.
Foto: FB Timço Mucunski