Mucunski: Për Osmanin problemi nuk është tek modeli- problemi është se BDI nuk është më në tryezë
- Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Muçunski sot kritikoi paraardhësin e tij Bujar Osmani, duke theksuar se ai ka standarde të dyfishta politike, derisa është në pushtet sillet si evropian, ndërsa kur është në opozitë e përdor çështjen e bashkëjetesës për të nxitur përçarje.
- Post By Fami Bajrami
- 14:07, 26 korrik, 2025
Shkup, 26 korrik 2025 (MIA) - Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Muçunski sot kritikoi paraardhësin e tij Bujar Osmani, duke theksuar se ai ka standarde të dyfishta politike, derisa është në pushtet sillet si evropian, ndërsa kur është në opozitë e përdor çështjen e bashkëjetesës për të nxitur përçarje.
"Është interesante se si disa individë, kur janë në pushtet, janë evropianë progresivë, ndërsa sapo mbeten në opozitë, papritmas bëhen apostuj të destabilizimit dhe përçarjeve. Osmani ishte pjesë e pushtetit ku maqedonasit ishin pakicë - dhe kjo nuk i pengonte. Përkundrazi, vendime merreshin si në Qeveri ashtu edhe në Kuvend pa shumicën maqedonase - dhe gjithçka ishte në rregull, demokratike, evropiane. Por kur sot ekziston shumicë e qartë demokratike, kur populli - pavarësisht nga përkatësia etnike ose ndonjë përkatësie tjetër zgjodhi ndryshimet, kjo (sipas tij) bëhet "problem i bashkëjetesës", shkruan Mucunski në Fejsbuk.
Ai theksoi se për Osmanin, problemi nuk është tek modeli –por problemi është se BDI nuk është më në tryezë.
"Ne, ndërkohë, po punojmë për të riparuar dëmin që latë – brenda dhe jashtë. Me punë, me parime, me respekt. Jo me kërcënime dhe manipulime. Demokracia nuk është e vlefshme vetëm kur je pjesë e pushtetit. Qytetarët e kanë thënë tashmë fjalën e tyre qartë, në zgjedhje", ka thënë Mucunski.
Shefi i diplomacisë thekson se beson në bashkëjetesë, dialog dhe të ardhme të bazuar në barazi.
"Unë besoj në bashkëjetesë, në dialog dhe në një të ardhme të ndërtuar mbi vlera, barazi dhe progres. Ndryshe nga ai, gjithmonë kam punuar për bashkim – sepse dua që të jetojmë në një shtet që lidh njerëzit, jo që i ndan. Në një shtet që ndërton, jo që shkatërron. Modern. I sigurt në vetvete, evropian", shton Mucunski.
Foto: arkivi i MIA-s