• e enjte, 04 dhjetor 2025

Mucunski për Atlantic Council: Vendimet e marra në Hagë do të kenë pasoja pozitive historike për gjeneratat e ardhshme

Mucunski për Atlantic Council: Vendimet e marra në Hagë do të kenë pasoja pozitive historike për gjeneratat e ardhshme

Shkup, 28 qershor 2025 (MIA) – Vendimet e marra në Samitin e NATO-s në Hagë do të kenë pasoja pozitive historike për gjeneratat e ardhshme, vlerëson ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski në intervistë për tink-tenkun amerikan „Atlantic Council“.

“Unë personalisht e quaj samit të gjeneratave. Mendoj se vendimet të cilat i miratuam do të kenë pasoja pozitive historike për gjeneratat e ardhshme. Mendoj se ishte kyçe që të merret vendim, veçanërisht për investimet e ardhshme të nevojshme për anëtaret dhe Aleancën”, thotë Mucunski. 

Në intervistë, shefi i diplomacisë së Maqedonisë së Veriut flet edhe për rolin e SHBA-së në marrjen e këtyre vendimeve. 

“Dua të theksoj se pa udhëheqjen e administratës Tramp dhe SHBA-së, ne kurrë nuk do të kishim marrë këto vendime të vështira. Pra, meritat duhet të shkojë aty ku i takon. Por edhe udhëheqje e shkëlqyer midis aleatëve, hapje ndaj diskutimit dhe debatit, dhe fokus në faktin se investimi në mbrojtje nuk ka të bëjë vetëm me mbrojtjen e fortë, por edhe me investimet në bazën industriale, infrastrukturën, rezistencën kibernetike e të ngjashme. Prandaj, do ta quaja përsëri një samit gjeneratash. E kaluara ishte historike, por vendimet këtu janë shumë më tepër sesa historia. Kjo ka të bëjë me të ardhmen tonë. Një samit gjeneratash. Kjo është vërtet e fuqishme”, thotë Mucunski.

Në intervistë, siç bëri të ditur sot Ministria e këtij dikasteri, Mucunski ka folur edhe për kontributin tonë si vend anëtar i NATO-s. 

“Ne jemi një nga anëtaret më të reja të NATO-s, por ne jemi komb i cili seriozisht e kupton anëtarësimin në NATO. Dhe tashmë planifikojmë si ta arrijmë pragun prej 5%. Përveç investimit në armatë, për misionet e NATO-s jemi të pranishëm nga Ballkani deri në Baltik, me ushtarët tanë të guximshëm të cilët e përfaqësojnë kombin tonë krenar dhe kontribuojnë për sigurinë kolektive. Amerikanët duhet ta dinë se aleatët e Maqedonisë së Veriut janë me ata. Krah për krah – nga Ballkani deri në Baltik. Kjo është mënyrë e mirë të thuhet”, thekson Mickoski. 

„Atlantic Council“ është tink-tenk amerikan në sferën e marrëdhënieve ndërkombëtare, i cili përfaqëson qasje atlantike dhe është i themeluar në vitin 1961. Menaxhon me gjashtëmbëdhjetë qendra rajonale dhe njësite programore të cilat fokusohen në sigurinë ndërkombëtare dhe prosperitetin global ekonomik. fc/

Foto: Ministria e Punëve të Jashtme

QËNDRONI TË LIDHUR