Mucunski në Takimin e 32-të të ministrave të OSBE-së 2025
- Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, ndodhet për vizitë pune në Vjenë, Austri, ku do të marrë pjesë në Takimin e 32-të të ministrave të OSBE 2025, që udhëhiqet nga Finlanda.
- Post By Qefsere Abduli
- 07:53, 4 dhjetor, 2025
Shkup, 4 dhjetor 2025 (MIA) - Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, ndodhet për vizitë pune në Vjenë, Austri, ku do të marrë pjesë në Takimin e 32-të të ministrave të OSBE 2025, që udhëhiqet nga Finlanda.
Siç njoftoi MPJdheTJ, OSBE-ja është një organizatë e njohur për konceptin e saj gjithëpërfshirës të sigurisë, që përfshin çështje politike-ushtarake, si dhe të drejtat e njeriut, demokracinë dhe sundimin e ligjit.
Ministri do të mbajë disa fjalime mbi tema me interes më të gjerë të ndërsjellë në dritën e kontekstit kompleks të sigurisë me të cilin përballet rajoni i OSBE-së.
"Përveç pjesëmarrjes në Këshillin e ministrave, agjenda e ministrit gjatë vizitës në Vjenë përfshin edhe pjesëmarrjen në takimin e 'Miqtë e Ballkanit Perëndimor', i organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme e Austrisë. Në këtë takim do të marrin pjesë përfaqësues të lartë nga vendet anëtare të grupit dhe vendet e Ballkanit Perëndimor, si dhe përfaqësuesja e lartë e BE-së, Kaja Kallas", thuhet në njoftimin e Ministrisë.
Si pjesë e vizitës së tij në Vjenë, Mucunski do të realizoj takim edhe me Shoqatën e Industrialistëve të Austrisë, ku do të prezantohen mundësi të reja për bashkëpunim ekonomik.
Nga Ministria shtojnë se është planifikuar që ministri Mucunski të zhvillojë edhe një sërë takimesh dhe bisedimesh dypalëshe. qa/
Foto: Arkivi i MIA-s