• e enjte, 04 dhjetor 2025

Mucunski në takimin e 24-t të Komitetit të Përbashkët Parlamentar Republika e Maqedonisë së Veriut - Bashkimi Evropian

Mucunski në takimin e 24-t të Komitetit të Përbashkët Parlamentar Republika e Maqedonisë së Veriut - Bashkimi Evropian

Shkup, 26 nëntor 2025 (MIA) – Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski në takimin e 24-t të Komitetit të Përbashkët Parlamentar Republika e Maqedonisë së Veriut – Bashkimi Evropian që sot dhe nesër po mbahet në Strasburg. 

Takimi, siç informojnë nga MPJTJ, përfaqëson mundësi të rëndësishme për avancimin e dialogut politik ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimit Evropian, me fokus në përparimin vijues të vendit në procesin e anëtarësimit. 

“Në sesionin plenar që do të mbahet sot, ministri Mucunski do të flasë para të pranishmëve, me çka do t’i prezantojë arritjet në agjendën e reformave të vendit, si dhe hapat e ardhshëm në procesin e anëtarësimit në BE”, njoftoi MPJTJ. fc/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR