• e shtunë, 23 nëntor 2024

Mucunski në takime të veçanta me ambasadorët e Bosnje e Hercegovinës dhe Japonisë

Mucunski në takime të veçanta me ambasadorët e Bosnje e Hercegovinës dhe Japonisë

Shkup, 16 korrik 2024 (MIA) - Ministri i Punëve të Jashtme, Timço Mucunski, sot realizoi takime të ndara me ambasadorin e Bosnjë e Hercegovinës, Dragan Jaqimoviq dhe me ambasadorin e Japonisë, Ocuka Kazuja. Situatat aktuale në vend dhe rajon dhe tema të rëndësishme të politikës së jashtme ishin në fokus të takimeve.

Në të dyja takimet, siç informon MPJ-ja, bashkëbiseduesit konfirmuan marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale që po ndërtohen dhe zhvillohen në vazhdimësi.

"Në takimin me ambasadorin e Bosnje e Hercegovinës u diskutua për situatat aktuale në të dyja vendet, si dhe për proceset për integrim në Bashkimin Evropian, ku të dyja palët ranë dakord se zgjerimi i Unionit do të jetë nxitje jo vetëm për vendet e rajonit, por edhe në thelb interes për vendet anëtare", thuhet në kumtesën.

Ministri Mucunski e konfirmoi mbështetjen për aspiratat evropiane dhe euroatlantike të Bosnje e Hercegovinës, duke theksuar gatishmërinë për shkëmbim të përvojave në këtë fushë.

 

Në bisedë me ambasadorin japonez, ministri Mucunski shprehu mirënjohjen për donacionet e shumta dhe ndihmën e vazhdueshme nga Japonia për zhvillimin tonë shoqëror.

Në takim, siç theksohet, u kremtua jubileu - 30 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve, me theks të veçantë në lidhjet ekonomike dhe afariste. Gjithashtu, u shpreh gatishmëria për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve në kuadër të Iniciativës së Japonisë për bashkëpunim me vendet e Ballkanit Perëndimor. ls/

Foto: MPJ

 

QËNDRONI TË LIDHUR