Mucunski në shënimin e 70-vjetorit të Konferencës në Mesina, në Taormina të Italisë
- Me ftesë të ministrit të Punëve të Jashtme të Italisë, Antonio Tajani, ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski mori pjesë dhe foli në konferencën ministrore me rastin e shënimit të 70-vjetorit të Konferencës në mesina, që po mbahet në Taormina të Italisë.
- Post By Arta Bunjaku
- 13:48, 19 qershor, 2025
Shkup, 19 qershor 2025 (MIA) - Me ftesë të ministrit të Punëve të Jashtme të Italisë, Antonio Tajani, ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski mori pjesë dhe foli në konferencën ministrore me rastin e shënimit të 70-vjetorit të Konferencës në mesina, që po mbahet në Taormina të Italisë.

Siç shkroi në profilin e tij në Fejsbuk, ministri Mucunski në fjalim theksoi se anëtarësimi në Union paraqet investim të gjeneratës dhe projekt më ambicioz transformues për shtetin, përmes të cilit përforcohen demokracia, rritja ekonomike dhe rezistenca shoqërore.
"E riafirmova përkushtimin e fuqishëm të vendit drejt përshpejtimit të procesit eurointegrues, në pajtim me kriteret dhe standardet e konstatuara qartë, duke e cekur nevojën për qasje të parashikueshme, të drejtë dhe parimore, pa bilateralizim dhe lëshime të identitetit. E nënvizova edhe rëndësinë e vendosmërisë dhe unitetit evropian në kontekst të sfidave aktuale gjeopolitike, duke thënë se për vendet nga rajoni integrimi evropian mbetet rruga e vetme e qëndrueshme drejt paqes, prosperitetit dhe përparimit demokratik", kumtoi Mucunski në FB.

Në kuadër të konferencës dyditore u miratua edhe deklarata e përbashkët me të cilën konfirmohet rëndësia strategjike e zgjerimit të Unionit si instrumet për stabilitet, rritje dhe bashkëpunim në kontinent dhe në fqinjësinë e tij. ab/
Foto: FB i ministrit të Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski