• e hënë, 23 shtator 2024

Mucunski në Nju-Jork: E ardhmja duhet të jetë e parashikueshme, prosperuese dhe pa druajtjer, ndërsa luftërat dhe konfliktet të mbesin në të kaluarën

Mucunski në Nju-Jork: E ardhmja duhet të jetë e parashikueshme,  prosperuese dhe pa druajtjer, ndërsa luftërat dhe konfliktet të mbesin në të kaluarën

 Shkup, 23 shtator 2024 (MIA) - Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timco Mucunski, në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme  të 79-të të Kombeve të Bashkuara në Nju-Jork, mbajti fjalim në Samitin e së ardhmes së dialogut interaktiv me temë: "Forcimi i multilateralizmit për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare".

Në fjalimin e tij, ministri Mucunski theksoi se në kohën e sotme po përballemi me shumë kërcënime, duke përfshirë konfliktet e reja, terrorizmin, ekstremizmin e dhunshëm, rreziqet nga teknologjitë e reja, shkeljet e të drejtave të njeriut dhe ndryshimet klimatike. Ai theksoi se asnjë vend i vetëm nuk mund të përballet me këto sfida dhe se multilateralizmi efektiv është i nevojshëm për të garantuar paqen dhe sigurinë ndërkombëtare. 

 

"Samiti i së ardhmes paraqet një mundësi për forcimin  e sundimit global dhe përgjigjes së  sfidave aktuale dhe të ardhshme. Pakti na ofron një trajektore për aksione globale dhe hap rrugën për forcimin e multilateralizmit", theksoi Mucunski në fjalimin e tij.

Nëherësh, ai theksoi se e ardhmja duhet të jetë e parashikueshme, prosperuese dhe pa druajtje, duke theksuar se e keqja e luftës dhe konflikteve duhet të mbetet në të kaluarën. 

 "Sot kemi një shans unik për të forcuar agjendën tonë shumëpalëshe dhe sistemet globale, duke i përshtatur ato me sfidat me të cilat përballemi në fushën e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare. E nesërmja është tashmë e tashmja jonë", shtoi Mucunski, duke theksuar gatishmërinë për të marrë pjesë aktive në përpjekjet për forcimin e multilateralizmit.

Ministri Mucunski e nënvizoi nevojën për promovimin e zgjidhjeve shumëpalëshe të bazuara në Kartën e KB-së, respektimin e të drejtave të njeriut, sundimin e ligjit dhe demokracinë, si mjete kryesore diplomatike. 

 Foto: Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR