Mucunski në Nju Jork në takimin joformal të ministrave për Punë të Jashtme të IEQ-së
- Ministri për Punë të Jashtme dhe Tregti të Jashtme, Timço Mucunski sot në Nju Jork mori pjesë në takimin joformal të ministrave të Punëve të Jashtme të Iniciativës së Evropës Qendrore (IEQ) që u mbajt në margjinat e sesionit të 79-të të Asamblesë së përgjithshme të KB-së.
- Post By Fami Bajrami
- 20:22, 27 shtator, 2024
Nju Jork, 27 shtator 2024 (MIA) - Ministri për Punë të Jashtme dhe Tregti të Jashtme, Timço Mucunski sot në Nju Jork mori pjesë në takimin joformal të ministrave të Punëve të Jashtme të Iniciativës së Evropës Qendrore (IEQ) që u mbajt në margjinat e sesionit të 79-të të Asamblesë së përgjithshme të KB-së.
Siç bëri të ditur ministri në profilin e tij në Fejsbuk, gjatë takimit u fokusua në zgjerimin e Bashkimit Evropian në rrethanat e reja gjeopolitike, pasojat e të cilave reflektojnë edhe sigurinë dhe stabilitetin ndërkombëtar.
"Në kuadër të paraqitjes sime theksova se bashkëpunimi rajonal dhe promovimi i marrëdhënieve të mira fqinjësore janë një nga shtyllat bazë të politikës së jashtme të vendit, si parakusht për rrugë të qetë eurointegruese dhe afirmim të mëtejshëm të vendit në skenën ndërkombëtare", ka thënë Mucunski.
Ministri thekson se mbajtja e takimeve të tilla, madje paraqet mundësi shtesë për afirmimin e qëllimeve dhe angazhimeve të kësaj nisme më të vjetër rajonale në Evropë të cilat janë frymëzim për realizimin e prioriteteve kryesore të politikës së jashtme të vendeve anëtare.
FOTO: Fejsbuk, Timço Mucunski