Mucunski në mbledhjen e Platformës ballkanike për paqe në Stamboll
- Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski nesër do të marrë pjesë në takimin e parë të Platformës ballkanike për paqe, që do të mbahet në Stamboll, me ftesë të ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Turqisë, Hakan Fidan.
- Post By Qefsere Abduli
- 12:54, 25 korrik, 2025
Shkup, 25 korrik 2025 (MIA) - Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski nesër do të marrë pjesë në takimin e parë të Platformës ballkanike për paqe, që do të mbahet në Stamboll, me ftesë të ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Turqisë, Hakan Fidan.
Në ngjarje, siç informon Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme është paralajmëruar prezenca edhe e ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve nga rajoni i Ballkanit Perëndimor.
Iniciativa e re, e ngritur nga ministri Fidan, thuhet në njoftim, ka për qëllim të kontribuojë në paqen, stabilitetin dhe prosperitetin rajonal përmes një qasje të përbashkët për të gjetur zgjidhje rajonale për çështjet rajonale.
Ministri Mucunski do të mbajë fjalim në mbledhje, në të cilën pritet të trajtohet çështjet kryesore për bashkëpunimin rajonal, me theks në zhvillimin ekonomik, lidhjen e transportit, energjinë, mbrojtjen e mjedisit dhe bashkëpunimin kulturor. qa/
Foto: Arkivi i MIA-s