• e hënë, 23 dhjetor 2024

Mucunski në konferencë ministrore për dimensionin human të Formulës për paqe në Ukrainë

Mucunski në konferencë ministrore për dimensionin human të Formulës për paqe në Ukrainë

Shkup, 31 tetor 2024 (MIA) - Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski sot do të marrë pjesë në Konferencën ministrore për dimensionin human të Formulës për paqe në Ukrainë e cila po mbahet në Montreal, Kanada.  Konferenca është organizuar në partneritet nga Ministritë e Punëve të Jashtme të Kanadasë, Norvegjisë dhe Ukrainës.

Në konferencë, siç informojnë nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregti të Jashtme, ministrat pritet të shkëmbejnë mendime dhe qëndrime në lidhje me kthimin e të burgosurve të luftës dhe civilëve të ndaluar ilegalisht si rezultat i luftës ruso-ukrainase, si dhe gjetjen e mekanizmave më të përshtatshëm për kthimin e popullit të zhvendosur ilegalisht dhe fëmijëve ukrainas të dëbuar me forcë nga ana e Federatës ruse.

"Në mënyrë shtesë, konferenca pritet të nxjerrë një plan veprimi për lirimin e civilëve të burgosur, pengjet ushtarake dhe politike, si dhe kthimin e fëmijëve të dëbuar. Plani do të përfshijë dhe masa për rehabilitimin dhe riintegrimin e tyre me familjet e tyre pas kthimit në vendlindje", thuhet në kumtesë.

Në kuadër të konferencës është parashikuar që Mucunski të zhvillojë dhe disa takime bilaterale. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR