Mucunski në Hagë: Uniteti është mjeti më i fortë në përballjen me kërcënimet e përbashkëta
- Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski i cili si pjesë e delegacionit shtetëror të udhëhequr nga presidentja Gordana Siljanovska-Davkova merr pjesë në Samitin në Hagë mbrëmë mori pjesë në darken e punës me vendet anëtare të Aleancës në formatin e Këshillit NATO-Ukrainë ku mori pjesë edhe ministri i jashtëm ukrainas Andrej Sibiha, si dhe përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian Kaja Kallas.
- Post By Fami Bajrami
- 10:25, 25 qershor, 2025
Shkup, 25 qershor 2025 (MIA) - Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski i cili si pjesë e delegacionit shtetëror të udhëhequr nga presidentja Gordana Siljanovska-Davkova merr pjesë në Samitin në Hagë mbrëmë mori pjesë në darken e punës me vendet anëtare të Aleancës në formatin e Këshillit NATO-Ukrainë ku mori pjesë edhe ministri i jashtëm ukrainas Andrej Sibiha, si dhe përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian Kaja Kallas.
Mucunski në profilin e tij në Fejsbuk publikoi se në fjalimin e tij që ka patur në darkën e punës, ka thënë se koherenca dhe uniteti janë mjetet më të fuqishme për t'u përballur me kërcënimet dhe sfidat e përbashkëta.
"Theksova se nevoja për të bërë më shumë dhe për të investuar më shumë në aftësitë tona mbrojtëse duhet të mbetet prioriteti numër një për të gjithë ne, me çka koordinimi i vazhdueshëm është e vetmja mënyrë për të arritur sukses të përbashkët. Gjithashtu nënvizova rëndësinë e arritjes së një zgjidhje të drejtë dhe afatgjate për Ukrainën, duke përshëndetur iniciativat për takime të drejtpërdrejta midis përfaqësuesve të Ukrainës dhe Rusisë, të mbështetura nga SHBA dhe aleatët evropianë. Gjithashtu shpreha gatishmërinë tonë për mbështetje të mëtejshme konform kapaciteteve dhe mundësitë që kemi në dispozicion", deklaroi ministri Mucunski.
Foto: Mucunski në Fejsbuk