Mucunski në Belfast u takua me ministren e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Ivet Kuper
- Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme Timço Muçunski sonte në Fejsbuk njoftoi se në prag të takimit të shefave të diplomacisë në kuadër të Procesit të Berlinit në Belfast, ka pasur një takim me ministren e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Ivet Kuper.
Belfast, 8 tetor 2025 (MIA) - Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme Timço Muçunski sonte në Fejsbuk njoftoi se në prag të takimit të shefave të diplomacisë në kuadër të Procesit të Berlinit në Belfast, ka pasur një takim me ministren e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Ivet Kuper.
“Në prag të takimit të ministrave të Punëve të Jashtme në kuadër të Procesit të Berlinit, diskutuam marrëdhëniet politike midis dy vendeve, bashkëpunimin strategjik dhe aktivitetet e ardhshme dypalëshe”, shkroi Mucunski.
Ministri shtoi se ata diskutuan gjithashtu edhe për stabilitetin rajonal, sigurinë evropiane dhe integrimin e rajonit në Bashkimin Evropian. ls/
Foto: FB i Timço Mucunskit