• e hënë, 23 dhjetor 2024

Mucunski me ftesë të Blinkenit mori pjesë në Konferencën e koalicionit global për luftë kundër ISIS-it

Mucunski me ftesë të Blinkenit mori pjesë në Konferencën e koalicionit global për luftë kundër ISIS-it

 Shkup, 30 shtator 2024 (MIA) - Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, me ftesë të Sekretarit të Shtetit të SHBA-së, Antoni Blinken, sot në Uashington mori pjesë në Konferencën e koalicionit global për luftë kundër ISIS-it.

Siç bënë të ditur  nga MPJ-ja, ministri Mucunski në fjalimin e tij është përqendruar  në rolin e vendit në luftën kundër ISIS-it dhe terrorizmit në korniza globale. 

 "Për një fitore të plotë mbi ISIS-in, i cili është qëllimi i vetëm i këtij Koalicioni nevojiten përpjekje të koordinuara dhe gjithëpërfshirëse, si shtet jemi plotësisht të përkushtuar në luftën kundër ISIS-it dhe në mënyrë aktive marrim pjesë në përpjekjet e Koalicionit", theksoi Mucunski.

Në kuadër të Konferencës, e cila mbahet në nivel ministror, ​​pjesëmarrësit biseduan për opsionet e mundshme dhe tranzicionin e operacioneve ushtarake të Koalicionit, për kërcënimet dhe sfidat e vazhdueshme, si dhe e rikonfirmuan rëndësinë e intensifikimit të përpjekjeve civile dhe çështjen e riatdhesimit. 

 Foto: MPJ

 

QËNDRONI TË LIDHUR