Mucunski: Marrëveshjen me partnerët e koalicionit do ta bëjmë ndërmjet vete, të fokusuar në cilësi
- – Marrëveshjen ose vendosjen e kushteve ndërmjet partnerëve të koalicionit në Qeveri duhet së pari ta bëjmë ndërmjet vete, ndërsa jo të merremi vesh përmes mediave, theksoi sot ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski.
- Post By Fitore Curri
- 12:56, 12 nëntor, 2025
Shkup, 12 nëntor 2025 (MIA) – Marrëveshjen ose vendosjen e kushteve ndërmjet partnerëve të koalicionit në Qeveri duhet së pari ta bëjmë ndërmjet vete, ndërsa jo të merremi vesh përmes mediave, theksoi sot ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski.
Ai duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve në konferencën e sotme për media në Qeveri për pritjet nga takimi i koalicionit dhe nëse VMRO-DPMNE do të lirojë vende të ministrave që të bëjë hapësirë për partnerët e koalicionit theksoi se po zhvillojnë komunikim i cili do të vazhdojë në periudhën e ardhshme.
"Nuk vlerësoj se marrëveshjen ose vendosjen e kushteve duhet ta bëjmë përmes mediave. Me respekt maksimal ndaj juve si media, dhe nuk dua të më keqkuptoni, por mendoj se ato janë çështje për të cilat duhet së pari të merremi vesh mes vete, ndërsa pastaj t’i publikojmë. Kështu ndërtohet besim, kur funksionon si një ekip, si një njësi kolektive e cila punon që të arrijë sukses", theksoi Mucunski.
Duke e marrë parasysh funksionimin e koalicionit gjatë një viti e gjysmë të kaluar, nënvizoi se me të gjitha sfidat në përgjithësi mjaft me sukses kanë bashkëpunuar dhe kishin kapacitet të përbashkët që t’i tejkalojnë. Shfaqi bindje se në ditët në vijim do të arrijnë marrëveshje dhe se do të përqendrohen në cilësi në vend se në numra.
"Jam i bindur se në ditët në vijim do të arrihet marrëveshje, e cila do të synojë kryesisht rritjen e efikasitetit të Qeverisë. Një gjë që kryeministri e ka theksuar vazhdimisht, dhe mendoj se edhe një ditë tjetër, më lejoni ta përsëris - se nuk bëhet fjalë për numrin e vendeve në partnerin e koalicionit. Bëhet fjalë për çështjen e kapacitetit të individëve, njohurive dhe përvojës së tyre dhe se si do të kontribuojnë në institucionet që dëshirojnë të udhëheqin. Le të përqendrohemi më pak në sasi dhe më shumë në cilësi. Ky duhet të jetë edhe prioriteti i të gjithë partnerëve të koalicionit në Qeveri", tha Mucunski. fc/
Foto: Arkivi i MIA-s